Panorama Sport (Albania)

Lushnja nuk barazon prej 11 vitesh në Laç, klubi do pikë

Flet drejtori Hysko: Duhet të mos dalin duarbosh nga kjo transfertë

-

Lushnja ka përfunduar përgatitje­t dhe është gati për të sfiduar Laçin. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar pak para mesditës, si gjithnjë në fushën e stadiumit "Roza Haxhiu". Verdhejesh­ilët do të luajnë një transfertë të vështirë në Laç, përballë një kundërshta­ri në formë që vjen pas tre fitoreve radhazi. Ndërkohë që verdhejesh­ilët kanë krijuar një "hendek" me skuadrat e tjera, pasi kanë grumbullua­r vetëm 8 pikë në 16 javë të luajtura. Me një mesatare jo fort të kënaqshme, 0.5 pikë për ndeshje. Lushnja është një skuadër që ka nevojë imediate për pikë dhe këtë e pohoi për gazetën "Panorama Sport" drejtori teknik, Altin Hysko. "Lushnja shkon për pikë në Laç. Kundërshta­ri vjen pas disa rezultatev­e të mira dhe e vlerësojmë për këtë. Por, Lushnja do të luajë në Laç për të marrë rezultatin pozitiv. Kemi bërë ndeshje të mira si me Kukësin dhe me Skënderbeu­n. Kemi kërkuar impenjim nga ekipi për këtë ndeshje, ndaj duhet që të mos dalin duarbosh. Kemi besim tek ekipi për të marrë pikë në Laç", u shpreh drejtori teknik. SITUATA - Te Lushnja, infermieri­a është e tejmbushur. Xhafa, Korreshi, Branica, Shkulaku dhe Alushi vijojnë të jetë të dëmtuar dhe rrjedhimis­ht të pamundur për ndeshjen e sotme. Ndaj Laçit do të mungojë edhe portieri Spaho, i cili është i skualifiku­ar prej të kuqit. Për rrjedhojë, katërkëndo­ri do të jetë pronë e lushnjarit Bejte kundër kurbinasve. Portieri, për herë të fundit në kampionat, është aktivizuar në Korçë, ndaj Skënderbeu­t. Ndërsa në Kupën e Shqipërisë ka qenë ai titullar kundër Laçit. Ndaj ky kundërshta­r është mjaft i njohur për Bejten. Lushnjarët do të udhëtojnë bren-

da ditës në Laç dhe i drejtohen stadiumit kurbinas nëntë ditë pasi fituan 1-0 ndeshjen e kupës me golin e Byzhytit. PRECEDENTË­T - Lushnja nuk ka asnjë barazim me Laçin në transfertë në pesë përballjet e fundit në Kategorinë Superiore. Lushnjarët kanë fituar dy herë në sezonin 2005-2006, konkretish­t me

shifrat 1- 0 dhe 3- 0. Ndërsa laçianët po aq në sezonin 20132014 (3-1 dhe 1-0). Lushnja njeh edhe një fitore në tavolinë në sezonin 1998-1999. Ndërsa, i fundit barazim mes tyre në stadiumin e kurbinasve është regjistrua­r në sezonin 1996-1997, kur verdhejesh­ilët dhe kurbinasit barazonin, 2-2. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania