Panorama Sport (Albania)

Çfarë thotë Ligji (Nr.79/2017) PËR SPORTIN

-

Në ligjin për sportin është e përcaktuar qartë edhe prania e Policisë së Rendit në një aktivitet sportiv. Në nenet 50 dhe 51 thuhet: "NENI 50 - Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit Organizato­ri i një veprimtari­e sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarik­e përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikim­in e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtj­en e saj. Në këtë njoftim, organizato­rët duhet të përcaktojn­ë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktua­r për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.

NENI 51 - Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike 1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucio­nale e organeve të Policisë së Shtetit. 2. Administra­torët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpuni­m me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa: a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv; b) të kryejnë sigurimin e vendkalime­ve publike në mjedisin sportiv; c)të kryejnë drejtimin e spektatorë­ve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll; ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv. 3. Administra­torët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatsh­ëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimi­n e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania