Panorama Sport (Albania)

Në Kuçovë duan surprizën, Spahiu: I marrim pikë Tiranës

Portieri: Janë favoritë, por do e kenë të vështirë me ne

-

Naftëtari do surprizën ndaj Tiranës. Edhe pse përballë kanë kryesuesit e grupit dhe B dhe ekipin më titullar në vend, kuçovarët shpresojnë te marrja e një rezultat pozitiv. Edhe pse e pranojnë supremacin­ë e kryeqyteta­sve, të cilët po dëshmojnë se në Kategorinë e Parë janë kalimtarë, kjo nuk i kushtëzon të besuarit e Frahollit, që të besojnë te marrja e ndonjë pike. Dikur, në vitet 70- 80 Naftëtari përballej ndaj Tiranës në kuadrin e Kategorisë së Parë ( Superiores së sotme), por pa shijuar dot suksesin. Tashmë, emocionet e kësaj përballjej­e rikthehen në stadiumin "Bashkim Sulejmani" pas 30 viteve mungesë, por me të dyja skuadrat që militojnë në nivelin inferior. Kuçovarët duket se e ka lënë pas humbjen në ndeshjen e fundit ndaj Tomorit, për t'u përqendrua­r totalisht te java përmbyllës­e e 2017-ës. Marrja e një rezultati pozitiv, sigurisht që nuk do i shpëtonte, por sigurisht që do i jepte moral për të tentuar mbijetesën në pjesën e mbetur të sezonit. Përpara takimit, deklaratat në kampin kuçovar kanë qenë të pakta, ku gjithçka do të vendoset në fushën e lojës. Gjithsesi, Franci Spahiu paralajmër­on Tiranën se nuk do ta kenë kurrsesi të lehtë ndaj tyre. Edhe pse portieri beratas i Naftëtarit e pranon forcën e bardhebluv­e, mendon se mund t'ia dalin. "Kemi përballë skuadrën më të mirë, ndaj vlerësimi është maksimal. Po kalojmë momente jo të mira, ku nuk po i shkëputemi fundit të renditjes. Tirana ngelet favorite falë kualitetev­e dhe traditës që ka. Por mendoj se do ta ketë të vështirë, ku ne duhet të besojmë për një rezultat pozitiv", përfundoi gardiani. A.Çepani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania