Panorama Sport (Albania)

Tomori, “luftë” trajnerësh

Lojtari: Po mendohesha të ikja nga ekipi, pezullimi im ishte i padrejtë

- ERIS SYLYKU

Kohët e errëta për një nga futbollist­ët e talentuar të Tomorit duket se kanë marrë fund me ardhjen e trajnerit të ri. Ariel Drabo, futbollist­i 20vjeçar i Tomorit, kohët e fundit është duke treguar një formë mjaft të mirë, ku ka arritur të fitojë edhe zemrën e trajnerit Gersi Arbri te kjo skuadër. Drabo më parë ka pasur një përplasje në distancë me ish-teknikun Santiliano Dule, ku u detyrua të qëndronte i dënuar dhe t'i ndiqte ndeshjet nga tribuna e stadiumit deri në momentin e dorëheqjes së teknikut. Mirëpo tashmë duket se kjo situatë është kaluar dhe mëdyshja e tij për të vazhduar karrierën me Tomorin pothuajse nuk ekziston më. Drabo u aktivizua në sfidën përballë Naftëtarit në minutën e 38-të, teksa arriti të zhbllokont­e rezultatin e sfidës në minutën e 58-të pas një goli me kokë.

DRABO

Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori Drabo u shpreh i lumtur për ecurinë personale, por edhe për golin e tij të parë me fanellën e Tomorit. "Jam shumë i lumtur që shënova përballë Naftëtarit. Ishin emocione të jashtëzako­nshme, sepse ishte goli im i parë me fanellën e Tomorit dhe diçka të tillë e ëndërroja prej kohësh. Më është dhënë mundësia në atë episod dhe, pa u menduar dy herë, u përpoqa që ta shfrytëzoj­a në maksimum. Shpresoj shumë të eci me ritme të larta. Në momentin që u futa në lojë më tha që ke potencial të mjaftueshë­m për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe jam i bindur se do të shënosh gol. Ashtu ndodhi dhe ndihem shumë i lumtur që ia shpërbleva. Trajneri i skuadrës Gersi Arbri më ka dhënë një mbështetje shumë të madhe dhe për këtë gjë e falënderoj shumë", u shpreh fillimisht Drabo në prononcimi­n e tij. "Nuk dua të flas aspak në lidhje me keqkuptime­t që ndodhën me trajnerin e mëparshëm, pasi është diçka që ka kaluar. Ashtu e ka parë të arsyeshme dhe ashtu veproi, mirëpo tashmë jam duke u përgatitur më shumë, sepse mendoj për të ardhmen time dhe për t'i shërbyer njëkohësis­ht skuadrës. Isha në mëdyshje nëse do të qëndroja në skuadër apo jo, por tani e them me bindje se do vijoj të jem pjesë e Tomorit të paktën deri në përfundim të sezonit. Nuk e shikoj më të arsyeshme të largohem dhe në këtë mënyrë mora një vendim, të cilin do ta respektoj deri në fund", u shpreh Drabo në prononcimi­n e tij për gazetën. Beratasit inauguruan stadiumin e rikonstruk­tuar javën e kaluar duke fituar 3-0 ndaj Naftëtarit. Beratasit do ta mbyllin vitin me një transfertë të vështirë në Peqin ndaj Shkumbinit, takim që do të luhet nesër në orën 13|00.

 ??  ?? Ariel Drabo, mesfushori 20-vjeçar
Ariel Drabo, mesfushori 20-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania