Panorama Sport (Albania)

Elbasani nis merkaton, rigjen Lutën për sulmin

-

Pavarësish­t se Elbasani ndodhet në vendin e parë, ka gjithnjë nevojë për përmirësim­e dhe, për këtë arsye, do të shfrytëzoh­et merkato e janarit. Në dy ndeshjet në shtëpi, ku verdheblut­ë janë ndalur në barazim 1-1, respektivi­sht me Butrintin dhe Devollin, ka dalë në pah mungesa e një sulmuesi goli. Volum shumë i madh loje dhe avantazh i përkohshëm, me raste të shumta të humbura para portës kundërshta­re, duke i hequr katër pikë nga duart. Për këtë arsye, afrimi i një sulmuesi është kthyer në një "fiksim" në Elbasan, por mundësitë nuk duken aq të mëdha për të marrë një bomber që t'i garantojë gola. Nuk bëhet fjalë vetëm për vështirësi­të që një sulmues i mirëfilltë të vijë të luajë në Kategorinë e Dytë, por problemi më i madh është se nuk ka shumë në qarkullim lojtarë të tillë, për më tepër nga qarku i Elbasanit. Zgjidhja

Në një situatë të tillë, "blerja" më e mundshme në sulm do të ishte ajo e Shamet Lutës. Futbollist­i, edhe pse është pjesë e verdhebluv­e, nuk u aktivizua dot asnjë takim këtë sezon për shkak të dënimit prej dhjetë ndeshjes pas problemeve me sfidën me Albpetroli­n. Ndeshja e fundit që ka qenë i pezulluar ishte ajo ndaj Memaliajt dhe me mbylljen e këtij viti është ezauruar edhe pezullimi i sulmuesit, i cili do të jetë i gatshëm në ndeshjen e parë pas merkatos, atë me Maliqin në transfertë. Gjithsesi, kjo duket zgjidhja më e lehtë e mundshme për momentin, në rast se do të hasen vështirësi gjatë merkatos për të piketuar ndonjë lojtar goli. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania