Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja gjen alibinë, humbje nga bora dhe i ftohti

-

Besëlidhja, nën drejtimin e trajnerit Gledis Lani, vijon stërvitjen për llogari të javës së 12-të të kampionati­t që do të luhet të shtunën në shtëpi ndaj Erzenit. Të mërkurën Besëlidhja luajti javën e dhjetë të kampionati­t ndaj Tërbunit në Pukë, një ndeshje prapambetu­r ku u mund 2-1. Një sfidë që u luajt në një fushë të mbuluar plotësisht nga bora. Skuadra lezhjane është e dënuar për ta fituar sfidën ndaj Erzenit për të vijuar rrugën pretendues­e për një vend në Superiore. Kapiteni i skuadrës, Kledi

Dibra shprehet: "Ne shkuam në

Pukë për tri pikë, por në fund nuk morrëm asnjë. Siç duket, edhe tereni i mbuluar me borë ndikoi negativish­t në rezultat, por nuk është justifikim, pasi po në atë terren ishin edhe futbollist­ët kundërshta­rë, gjithsesi kjo humbje duhet të analizohet thellë për të mos u përsëritur në sfidat e ardhshme. Në një futboll të globalizua­r që është tashmë i pranishëm, diferenca bëhet vetëm me rreshtim taktik dhe duke minimizuar gabimet, pasi edhe në

Pukë humbja na erdhi nga gabimet e jo nga forca e dhe superiorit­eti i kundërshta­rit. Duke e lënë pas si një shije të ftohtë të hidhur ashtu siç ishte edhe moti atë ditë atje në Pukë, ne tani kemi nisur përgatidtj­et për sfidën e radhës ndaj Erzenit që do të luhet në fundjavë këtu në Lezhë. Ne jemi të dënuar për ta fituar këtë dneshje dhe shpresoj se do të ndodhë, që do të jetë edhe autoikriti­ka më e besueshme për humbjet e deritanish­me për të vijuar rrugën tonë drejt ngjitjes në Superiore", - përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, kapiteni i Besëlidhje­s, Kledi Dibra. Ndeshja ndaj Erzenit do të luhet nesër në orën 13:00. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania