Panorama Sport (Albania)

Nis merkato, Miraka te Besa

Vazhdojnë largimet e titullarëv­e, në janar do të ketë afrime të lojtarëve të rinj

- FERIZ FERIZAJ

Besa nuk vonohet dhe nis që tani me afrimet për sa i përket merkatos së dimrit. Atë që gazeta "Panorama Sport" e paralajmër­oi tri ditë më parë, është konfirmuar tashmë. Bëhet fjalë për portierin elbasanas Festim Miraka, i cili ishte pjesë e Luftëtarit për disa ndeshje të këtij sezoni, por u largua pas një vendimi të klubit. Dhe kavajasit u hodhën menjëherë në sulm. Fillimisht, palët negociuan me njëra- tjetrën dhe prej dy ditësh, portieri i është bashkuar Besës në stërvitje. Gjithçka është mbyllur dhe Miraka do të veshë fanellën verdhezi për pjesën e dytë të sezonit. Gjithsesi, ai do të presë rifillimin e kampionati­t në shkurt për të luajtur për Besën dhe gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë normalisht seancat stërvitore me skuadrën. Miraka do të zëvendësoj­ë në portë Ariol Kaloshin, i cili nuk do të jetë më pjesë e skuadrës pas gafave të pafalshme që ka bërë deri tani ku kulmi arriti në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Besëlidhje­s. NDRYSHIMET

E ndërsa Miraka i bashkohet grupit, vazhdojnë largimet nga Besa. Duke parë që ekipi ka dalë thuajse plotësisht nga gara për ngjitjen në Superiore, shumë prej titullarëv­e që luajtën gjatë pjesës së parë të sezonit, janë larguar tashmë. Gjithçka nisi me Mario Morinën, për të vazhduar më pas me Ervis Kajën, Erand Hoxhën dhe Emrush Kaloshin. Këta ishin lojtarët kryesorë që u afruan me shumë bujë në ekip në merkaton e verës, por rezultatet negative të ekipit në 11 ndeshjet e deritanish­me, kanë bërë që këta lojtarë të largohen, pasi edhe pagesat e tyre ishin të konsiderue­shme. Në këtë mënyrë, pritet që në janar të ketë një " revolucion" të vërtetë ku do të afrohen kryesisht lojtarë të rinj nga ekipet e moshave. NDESHJA

Në prag të përballjes me Tërbunin, kavajasit duket se do të vuajnë mungesa të shumta dhe me grupin do udhëtojnë edhe futbollist­ë të rinj. Nisur nga pamjet e takimit Tërbuni- Besëlidhja ku bora i kalonte 5 centimetra­t në fushë, nuk dihet nëse kavajasit do pranojnë të luajnë nesër në ato kushte. Dihet se borë në Kavajë bie 1 herë në 30 vite dhe asnjë nga futbollist­ët e Besës nuk ka luajtur kurrë në dëborë. Shpresohet që kushtet të jenë normale pasi në rast të një fushe me borë, kavajasit do ta kishin mjaft vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania