Panorama Sport (Albania)

Allmuça apel lojtarëve: Largoni euforinë!

-

Dinamo do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Burrelit dhe trajneri Igli Allmuça ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mos jenë euforikë, por të japin maksimumin në fushën e blertë me objektivin e vetëm për të marrë trepikëshi­n. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i bluve është shprehur: "Po përgatitem­i për ndeshjen e radhës ndaj Burrelit, të cilët i presim në shtëpi këtë fundjavë. Natyrisht, që jo vetëm ndaj tyre, por në çdo fushë ku luajmë, kërkojmë fitoren. Mendoj që jemi të aftë të marrim tri pikët, por i ruhemi euforisë, ndaj u kam bërë me dije lojtarëve që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi vullnet dhe dëshirë për të fituar takimin, gjithsesi, në futboll janë tri rezultate e ia lëmë fushës, por unë jam i bindur se nëse ne futemi në fushë si ekip, duke dhënë më të mirën, atëherë e realizojmë objektivin. Kundërshta­rin e vlerësojmë, por jo mbivlerëso­jmë, as nënvlerëso­jmë për shkak të renditjes. Kështu që, ne kemi synimin tonë për të bërë detyrën në shtëpi, pasi këto pikë na nevojiten shumë, natyrisht dhe për ta mbyllur vitin mbarë. Skuadra është në gjendje shumë të mirë morale, psikologji­ke dhe fizike, kështu që i kemi të gjitha mundësitë për të mbajtur ritmin me fitore", ka mbyllur Allmuça. Ndërkohë, dinamovitë­t kanë vazhduar përgatitje­t për këtë ndeshje gjatë ditës së djeshme dhe lojtarët janë shfaqur në gjendje të mirë. Trajneri nuk do të ketë asnjë mungesë dhe kjo i jep mundësinë që të ndërtojë një formacion fitues. Blutë kanë pasur një ecuri të mirë javët e fundit, megjithatë tekniku vazhdon të jetë mjaft kërkues për futbollist­ët e tij. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania