Panorama Sport (Albania)

Duglas: Juvja fantastike, jemi si Barcelona e Reali

Nga Kupa, te Roma: Janë të fortë, i mposhtim me cilësi

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas fitores 2-0 të marrë ditën e mërkurë ndaj Xhenoas (në Kupë) dhe me perspektiv­ën e derbit të 3 janarit, Juventusi po projekton angazhimin e radhës: sfidën ndaj Romës në kampionat, nesër në "Allianz Stadium", në një ndeshje ku biletat janë ezauruar. Bardhezinj­të duhet të mbajnë ritmin e Napolit dhe të largojnë verdhekuqt­ë, të cilët mund t'i arrijnë me pikë nëse fitojnë ndeshjen e prapambetu­r ndaj Sampdorias. Masimilian­o Alegri, megjithatë, do mund t'i besojë njërit prej lojtarëve më në formë për momentin: Duglas Kostës. Braziliani, "ish" i Bajernit, për mikrofonat e "Sky Sport", ka rrëfyer fillimisht muajt e parë në Itali: "Kam punuar shumë si me fazën mbrojtëse, ashtu edhe me taktikën gjatë kësaj kohe. Vazhdoj të kem disa mangësi, edhe prej faktit që kampionati italian ka shumë diferenca krahasuar me ato ku kam luajtur më parë. Po mësoj shumë. Unë, po ashtu si lojtarët e tjerë të rinj, kemi nevojë për kohë që të përshtatem­i me realitetin e ri dhe me sistemin e lojës, me lëvizjet e Alegrit. Këtu trajneri po na ndihmon shumë. Po punoj për t'u përmirësua­r nga kjo pikëpamje, që të mund të luaj gjithmonë e më shumë. Jam një brazilian ndryshe, ndoshta nga jashtë nuk dukem shumë miqësor, por ju siguroj që gëzimin e kam brenda dhe me shokët e skuadrës shakatë e buzëqeshje­t nuk mungojnë".

SI BARÇA E REAL - Duglas, në prag të sfidës me Romën, kërkon kujdes maksimal nga formacioni i Di Françeskos: "Vërtet humbën kundër Torinos, por ajo e së shtunës do të jetë një tjetër ndeshje. Ne duhet të fitojmë, mund t'ia dalim nëse shfaqim cilësitë tona. Nëse mendoj për Romën? Më vjen në mendje imazhi i 'Perandorit' Adriano kur luante atje (një frazë që me siguri do merret keq nga verdhekuqt­ë, pasi bomberi kaloi te Roma gjatë periudhës së rënies). Unë isha vetëm 21 vjeç. Janë shumë të fortë, edhe pse humbën në Kupë. Megjithatë, neve na interesojn­ë vetëm tri

pikët, luajmë për këtë dhe mund t'i mposhtim falë kampionëve që kemi në skuadër", vijoi Duglas Kosta. "Te Shahtjori luaja me futbollist­ë që, më pas, kanë kaluar në klube të mëdha, por kampionati kishte një tjetër nivel, inferior krahasuar me ligat e tjera. Bajerni ishte një klub

madhështor me kampionë të mëdhenj, por edhe te Juventusi nuk mungojnë: nga Bufon te Pjaniç, Higuain apo Dibala. Juvja është një skuadër e rrezikshme, niveli duhet të jetë ai i Barcelonës apo Realit të Madridit", ishin fjalët e braziliani­t të bardhezinj­ve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania