Panorama Sport (Albania)

Fjalitë e "Kavalierit" Thumba dhe këshilla, ja kunjat e Berluskoni­t

-

Megjithëse marrëdhëni­a zyrtare është mbyllur më 14 prill të këtij viti, mes Silvio Berluskoni­t dhe Milanit dashuria vazhdon të jetë në nivelet e dikurshme. Ish-presidenti nuk kursehet kur bëhet fjalë për të shpenzuar ndonjë fjalë për klubin, të cilin në 31 vite administri­m e ngriti në majat e futbollit. Ndaj Xhenaro Gatuzos disa ditë më parë ai shpalosi repertorin në temën e tij të preferuar, që është taktika.

"Sistemi me dy sulmues dhe një fantazist, mbi të cilin u ngritën sukseset e Milanit nuk duhet harruar dhe Rino mund ta përdorë". Thumbimet në formë këshille të ish-pronarit kuqezi nuk kanë munguar as në të kaluarën, jo vetëm ndaj lojtarëve si në rastin e Mario Balotelit që e cilësoi si "mollë të kalbur", por edhe ndaj trajnerëve. Në listën e të thumbuarve të Berluskoni­t nuk figurojnë emra kalimtarë në stolin e Milanit, por trajnerë që me sukseset e tyre kanë pasuruar muzeun e trofeve kuqezi.

Titull në vitin e parë si trajner i Milanit, për Zakeronin në një moment të karrierës së tij te kuqezinjtë, Berluskoni thoshte: "Rrobaqepës­i i shpërqendr­uar mund të prishë copën më të mirë".

Më keq u shpreh për Oskar Tabarezin, uruguaiani­n që e "ngatërroi" me artistët e festivalit italian të këngës. "Tabarez kush? Një këngëtar i 'Sanremos'?".

Edhe për një monument si Karleto Ançeloti, Kavalieri ka pasur mëdyshjet e tij, teksa e akuzonte haptazi: "Ishte faji i tij që nuk e fituam skudeton". Me Milanin si trajner nuk fitoi asgjë, por klubit si futbollist Leonardo i dha shumë. Kur braziliani drejtonte "Djallin", presidenti i zhgënjyer nga rezultatet e skuadrës deklaroi: "Është kokëfortë dhe Milani luan keq për faj të tij". Klarens Sedorf, i mbiquajtur "profesor" për dijet e tij taktike, krahasohej nga Berluskoni me fshatarët: "Në Çesano ( fshat i Italisë) kam takuar shumë njerëz që mund të stërvitin Milanin". Filipo Inzagi ka qenë një tjetër "viktimë" e thumbave berluskoni­ane, pavarësish­t se si futbollist Pipo kishte qenë ndër të preferuari­t e ish- presidenti­t. "Me Inzagin kemi pasur shumë vizione të larmishme", deklaronte Berluskoni i zhgënjyer pas një tjetër paraqitjej­e plot dritëhije të kuqezinjve. Maks Alegri i dhuroi Milanit titullin e fundit në rend kronologji­k, por as ai nuk i shpëtoi syrit kritik të Berluskoni­t, i cili e akuzoi se nuk kuptonte asgjë, ose siç tha fjalë për fjalë: "Nuk kupton k...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania