Panorama Sport (Albania)

Nagatomo: Handanoviç gjumash, shkon të flejë që në orën 8...

-

"Ndiej një përgjegjës­i të madhe kur mbaj veshur fanellën e Interit, për mua të qenit pjesë e këtij klubi është një nder i madh". Juto Nagatomo është protagonis­ti i fundit i programit "Drive Inter", në "Inter Tv". "Në krahasim me Japoninë, këtu është gjithçka më pasionale", ka rrëfyer numri 55 i zikaltërve "dhe tifozët e Interit janë maksimumi që mund të kërkosh, na ndihmojnë gjithmonë. Idhujt e mi? Zaneti e Maikon, ndërsa Materaci ka qenë dhe do të mbetet një mik. Edhe me Kasanon e Shnajderin isha lidhur shumë. Raporti më i mirë është me Handanoviç­in. Samir është shumë serioz gjatë ndeshjeve sepse përqendroh­et, por më pas duhet të shihni se si qesh... Jemi së bashku në një dhomë, problemi është se ai në orën 8 është në gjumë, ndërsa unë dua të shikoj ndeshjet". NXITJA - "Spaleti? Ju e shihni të vogël, por është shumë i fortë. Mos mendoni se është e lehtë të luash kundër tij. Na thotë gjithmonë se ndeshja është e jona nëse jemi gati dhe për t'ia dalë, duhet të stërvitemi mirë. Provimi shkon mirë nëse ke studiuar gjatë javës". Një mënyrë me të cilën Juto është përpjekur të karikojë shokët e skuadrës në prag të ndeshjes së fundjavës, kundër Sasuolos.

SASUOLO - Dhe Nagatomo do dëshironte një fanellë titullari kundër emilianëve. “Me shumë mundësi, 11-shja për ndeshjen e nesërme do jetë: Handanoviç në portë; D'Ambrozio, Shkrinjar, Miranda e Nagatomo ( ose Dalbert) në mbrojtje; Galjardini e Borha Valero në mesfushë; Kandreva, Perisiç e Kanselo pas krahëve të Ikardit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania