Panorama Sport (Albania)

Investimet, tjetër “stop” nga Kina për Interin e Milanin

-

Nga qeveria kineze ka ardhur një tjetër bllokim për investimet në futboll. Gjithçka nis nga deklarata e ardhur nga disa organe institucio­nale në vendin aziatik mbi normat që kontrolloj­në investimet financiare të ndërmarrje­ve private jashtë kufijve. Komisioni mbi reformat, Banka popullore gjashtë departamen­te të tjera kanë nënshkruar një deklaratë, me përmbajtje: "Ndërmarrje­t private nuk mund të blejnë valuta të jashtme, të transferoj­në vlerat dhe të vazhdojnë aktiviteti­n e riciklimit përmes investimev­e të rreme". BLLOKIM - Lajmin e ka përcjellë e përditshmj­a italiane "Corriere della Sera", që ka ndërtuar një artikull rreth bllokimit të radhës për investimet e klubit zikaltër në prag të merkatos së janarit. Në të vërtetë asgjë prej këtyre është e lidhur drejtpërdr­ejtë me "Suning", Interin, Jonghong Li-në e Milanit, e aq më pak merkaton. Lidhet më shumë, në njëfarë kuptimi, me komunikatë­n me të cilën konferenca ekonomike e përvitshme e drejtuar nga presidenti kinez Xi Jinping, dy më parë në Pekin, ka mbyllur punimet e veta: "Mes prioritete­ve të tre viteve të fundit do të jetë kontrolli i rrezikut financiar të hyrjes në borxh". Pra, në Kinë dikush vazhdon ende fushatën kundër investimev­e jashtë vendit. "SUNING, IK NGA INTERI!" - Shënimi i ministrive megjithatë u referohet ndërmarrje­ve të lidhura me operacione në botën e futbollit jashtë vendit. "Nëse te Suning janë vërtet patriotë, është koha të ikin nga Interi". Redaksia e "Titan", revistës sportive kineze, ka zgjedhur të dalë në treg me këtë titull. Qartësisht, ky është vetëm opinioni i revistës, aspak i qeverisë. Por, për Interin e Milanin nuk do të jenë muaj të lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania