Panorama Sport (Albania)

Ksavi* -R. të thotë /farë të dojë, por Mesi mbetet numri 0

-

Legjenda e Barcelonës, Ksavi Hernandez, i është kthyer edhe njëherë temës së rivaliteti­t mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos përpara klasikes së nesërme, duke thënë se nuk ka krahasim mes ish-shokut të tij të skuadrës dhe yllit të Realit. Pasi fitoi "Topin e Artë" të pestë, duke barazuar rekordin e Mesit, Kristiano tha për "France Football": "Unë jam lojtari më i mirë në histori, në momente të mira dhe të këqija. Gjithnjë e kam menduar këtë. Asgjë futbollist nuk mund t'i bëjë gjërat që unë mundem. Nuk ka lojtar më të kompletuar se unë". Por Ksavi, i cili ka luajtur përkrah Mesit në "Camp Nou" për 11 vite, beson se argjentina­si është një shkallë mbi portugezin. "Mesi bën më shumë gjëra krahasuar me Kristianon. Mesi është më i miri", i tha Ksavi radios "Katalunja". "Nëse Kristiano e konsideron veten lojtarin më të mirë në histori, dakord, por ata si ne që e shohin Mesin të stërvitet, mund t'iu thonë se nuk ka të krahasuar. Mesi është më i miri në histori dhe ne nuk e shohim ndryshe". "Pleshti" ka shënuar 18 gola në 24 ndeshje deri tani këtë sezon, ndërsa Ronaldo është në kuotën e 16 golave në 21 ndeshje.

Katalanasi­t renditen 6 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Atletiko e Madridit, ndërsa Reali mban vendin e katërt dhe i shikon rivalët historikë 11 pikë larg. Ksavi mbështet Mesin, që t'ua tregojë edhe njëherë të gjithëve të shtunën në

"Bernabeu" se mbetet më i miri:

"Mesi është diferencbë­rësi dhe ne përpiqeshi­m gjithnjë që t'ia jepnim atij topin në hapësirë për t'i zhbalancua­r rivalët. Mesi është futbollist­i që bën më shumë nga të gjithë diferencën sot në botë. Kjo është më se e qartë", vijoi Ksavi. Ai preku edhe tema të tjera gjatë intervistë­s. VALVERDE- "Më pëlqen filozofia e tij e futbollit. Ai na ka rikthyer atë që e kishim humbur pak vite më parë. Nuk kam në plan të bëhem asistent i tij, por unë mësoj shumë nga futbolli i Barcelonës. Sepse kur të bëhem i tillë, dua të aplikoj të njëjtën filozofi".

LOJTARËT E NGJASHËM - "Lojtarët që më kujtojnë veten? Janë shumë: te Siti Silva, De Brujne dhe Gyndoan. PSG ka shumë lojtarë që do përshtatej në skemat e Barçës. Ka edhe lojtarë me ADN-në e Barçës si Kazorla dhe Fabregas".

GUARDIOLA - "Siti është skuadra më në formë e momentit në Europë. Pep ka gjetur formulën sesi donte që ekipi të luante. Ai është i fiksuar me filozofinë, është shumë metodik. Lojtarët e prekin topin 70-90 herë çdo ndeshje. ADN-ja e tij është ajo e Barçës. Është trajner i shkëlqyer". CHAMPIONS - "Siti, Barça, Reali dhe Bajerni me Hejnkesin janë favoritë. Për Barçën s'do të ketë asgjë të lehtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania