Panorama Sport (Albania)

3ga Fenomeni tek 6nrike, ja yjet që veshën të dyja fanellat

-

Nesër, në ora 13:00 Barcelona do t'i bëjë vizitë Realit për një ndeshje të shumëpritu­r në të gjithë globin. Rivaliteti mes dy klubeve legjendare e bën edhe më të ethshme pritjen për një sfidë të tillë. Statistika e "El Clasico"-s janë të shumta, ashtu si edhe lojtarët që kanë luajtur këtë ndeshje me të dyja fanellat, por cilët janë yjet që bënë tradhtinë e madhe duke kaluar nga Madridi në Barcelonë ose anasjellta­s? Më poshtë vijon një formacion thuajse i plotë, me dhjetë fenomene që provuan shijen e këtij takimi me të dyja fanellat.

Luis Figo (Me Barçën 249 ndeshje/ Me Realin 239) Portugezi la Katalonjën për të zbarkuar në Madrid në verën e vitit 2000 për thuajse 40 milionë euro. Shifra rekord u shoqërua më një numër po aq të lartë protestash, por kjo nuk e pengoi Figon të fitonte me Realin një kupë kampionesh dhe dy tituj kampion Spanje. Edhe sot, pas 17 vjetësh, mbetet emblematik­e hedhja e një "koke të prerë derri" në fushë gjatë një "El Clasico". Bernd Shuster (Me Barçën 238 ndeshje/ Me Realin 86) Gjermani lëvizi drejt Realit nga Barcelona ku kishte luajtur për tetë vite duke fituar shtatë trofe mes së cilëve një kampionat dhe tri kupa Spanje. Në kryeqyteti­n spanjoll, ish-mesfushori përsëriti shumë sukseset e karrierës në blaugrana, por në këtë rast duhet thënë se trofetë ishin të shumtë, megjithëse në Madrid qëndroi vetëm dy sezone. Përveç kalimit nga Barça te Reali, Shuster u bë protagonis­t edhe në Madrid, pasi vendosi të largohej nga "Los Blancos" për t'iu bashkuar një tjetër rivali të përbetuar si Atletiko e Madridit, ku luajti për tri vite përpara se të rikthehej në Gjermani te Bajer Leverkuzen­i.

Ronaldo (Me Barçën 49 ndeshje/ Me Realin 177) Fenomeni kaloi vetëm një vit të karrierës së tij në Barcelonë, së cilës i ishte bashkuar në 1996-ën. Vërtet vetëm një sezon, por shifrat e tij ishin të frikshme pasi shënoi 47 gola në 49 ndeshje, çka i mundësoi edhe fitimin e titullit si "Lojtar i Vitit" nga FIFA. Në 1997 zbarkoi te Interi në Itali, teksa për Realin do të luante pesë vite më pas duke i dhënë fillesë epokës së Galaktikëv­e. Në Madrid, Ronaldo fitoi dy tituj kampion Spanje, por nuk mundi të ngrejë Ligën e Kampioneve, i vetmi trofe i munguar në palmaresin e tij.

Julen Lopetegui (Me Barçën 5 ndeshje/ Me Realin 1)

I rritur në ekipet zinxhir të Realit, trajneri aktual i Spanjës mundi të debutonte vetëm pas tri vitesh në ekipin e parë. Ajo ndeshje është edhe e vetmja e Lopeteguit në karrierën e tij si madrilen. Tri vite të tjera të kaluara te Barcelona u karakteriz­uan gjithashtu nga mungesa hapësirë, me ish-portierin që zbrit në fushë vetëm në pesë raste.

Robert Prosinecki (Me Barçën 23 ndeshje/ Me Realin 73) Reali besoi tek ai duke e blerë nga Crvena Zvezda në 1997-ën. Pas 73 takimesh në Madrid, kroati përfundoi te Oviedo ku në një sezon të vetëm shkëlqeu aq shumë sa që tërhoqi vëmendjen e Barcelonës. Vetëm një sezon në Katalunjë dhe 23 takime, më pas një tjetër transferim, këtë herë te Sevija.

Havier Saviola (Me Barçën 168 ndeshje/ Me Realin 29)

I mbiquajtur "Lepuri" për shkak të dy dhëmbëve të parë shumë të dalë, ai zbarkoi në Katalunjë në 2001 nga River Plejti ku konsideroh­ej një nga talentet më të mëdha të dala nga klubi argjentina­s. Në secilin nga tri sezonet e para, ai koleksiono­i mbi 30 ndeshje për një total prej 44 golash në kampionat. Pas dy sezonesh të kaluara te Monako dhe Sevija, Saviola në 2007-ën vesh fanellën e Realit ku në dy sezone luan 29 ndeshje dhe realizon vetëm katër gola. George Haxhi (Me Barçën 51 ndeshje/ Me Realin 84) Maradona i Karpateve largohet nga Steaua e Bukureshti­t në 1990 për t'iu bashkuar pikërisht Realit. Dy vitet e tij në kryeqytet u kurorëzuan me trofeun e Superkupës së Spanjës, çka nuk mjaftoi për të qëndruar te Reali. Nga situata përfiton Breshia dhe pas dy vitesh në Itali një tjetër rikthim në Spanjë. Këtë herë për rumunin interesohe­t Barcelona, e cila e mban përsëri dy sezone, ku rastësia do që Haxhi të fitojë një trofe të vetëm, gjithmonë Superkupa e Spanjës.

Majkëll Laudrup (Me Barçën 216 ndeshje/ Me Realin 76) Pesë vite dhe 216 ndeshje në Katalunjë ishin kurorëzuar me katër tituj kampion Spanje. Danezi kampion Europë, në 1994 provoi kalimin direkt nga Barcelona te Reali. Vetëm një vit në Madrid pa shkëlqimin e zakonshëm, me Laudrup që përfiton nga një ofertë e majmë nga Japonia për t'iu bashkuar Visel Kobes. Samuel Eto'o (Me Barçën 199 ndeshje/ Me Realin 6) Ndoshta një nga pengjet më të mëdha të Realit të Madridit, kamerunasi i formuar në akademinë e "Los Blancos" luajti vetëm gjashtë ndeshje me fanellën e bardhë. Drejtuesit madrilenë nuk ishin të bindur dhe e huazuan në tri ekipe përpara së ta shisnin përfundimi­sht te Barcelona në vitin 2004. Pesë vite, tetë trofe dhe 130 gola më pas, afrikani më i vlerësuar në histori zgjodhi të vijonte karrierën tek Interi, ku do të shpallej edhe kampion në Ligën e Kampioneve. Luis Enrike (Me Barçën 300 ndeshje/ Me Realin 213) Pesë vite dhe 213 takime me fanellën e bardhë, që dukej si një lëkurë e dytë, u venitën në pak ditë në verën e vitit 1996 kur asturiani vendosi të "emigronte" në Katalunjë. Tetë vite me Barcelonën dhe po aq trofe për ish-mesfushori­n, që në listë është dhe i vetmi që ka lënë Realin për t'u bashkuar menjëherë me katalansit. Nga 2013 deri në fund të sezonit të kaluar, Luis Enrikë drejtoi gjithashtu Barcelonën duke e shijuar "El Clasico"-n edhe si trajner.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania