Panorama Sport (Albania)

Një bomber nga Apolonia, Krasniqi rrëfen kontratën e jetës

Sulmuesi zbulon prapaskena­t: Një hap i madh për mua

- BESAR BOZGO

Skënderbeu merr bomberin e Kategorisë së Parë. Korçarët duket se kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të Apolonisë, Blerim Krasniqi, për sezonin e ardhshëm. Lojtari, që po shkëlqen me fierakët, është gati për të bërë një hap të rëndësishë­m në karrierë. Me 10 gola në 11 ndeshje, ai është golashënue­si më i mirë i Kategorisë së Parë deri tani. Futbollist­i është pjesë e Apolonisë prej dy vitesh e gjysmë, ndërsa kontrata me fierakët i përfundon në qershor. Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", është vetë lojtari që konfirmon se do të nënshkruaj­ë një parakontra­të me Skënderbeu­n dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e korçarëve. Gazeta nga ana tjetër ka arritur të zbulojë prapaskenë­n se pse Krasniqi nuk i bashkohet dot që tani në janar bardhekuqv­e. Apolonia kërkon 20 mijë euro dhe 20% të kartonit të lojtarit, shumë e konsiderue­shme kjo duke pasur parasysh që në qershor i përfundon kontrata dhe lojtari largohet pa asnjë lloj detyrimi.

Dhjetë gola në 11 ndeshje, statistika të "frikshme" për më tepër me një ekip si Apolonia, që këtë sezon nuk pretendon ngjitjen në elitë. E kishit menduar këtë ecuri deri tani?

Të them të drejtën, nuk e kisha menduar. Megjithatë, kam arritur që nëpërmjet punës maksimale, të shënoj këta gola. Jemi një ekip me lojtarë të rinj, që luajnë dhe kanë dëshirën të bëjnë më të mirën në fushë. Falë angazhimit maksimal nga të gjithë lojtarët, mendoj se kemi ecur mirë, pavarësish­t se jemi një ekip me futbollist­ë që nuk kanë shumë eksperienc­ë.

Cilën do të veçonit si ndeshjen më të fortë deri tani?

Fitorja me Bylisin ishte shumë e bukur dhe e rëndësishm­e njëkohësis­ht përballë një kundërshta­ri të fortë. Ndërsa, fitorja në Shënkoll ishte histori tjetër. I ngjante më shumë një "lufte" se sa ndeshjeje futbolli.

Pse, çfarë ndodhi në atë takim?

Goditeshim me grushte në fushë dhe nuk ndodhte asgjë. Ishte si "luftë me shpata". Edhe gjyqtari e kishte shumë të vështirë në ato kushte. Ai u mundua disi dhe në fund fituam, por me shumë vështirësi.

Ju keni eksperienc­ë në Kategorinë e Parë dhe luani prej disa sezonesh. Si e vlerësoni këtë kampionat?

Mendoj se kampionati i këtij sezoni është më i fortë se në vitet e mëparshme, pavarësish­t se Apolonia nuk ka synime dhe është një ekip që përbëhet nga lojtarë të rinj.

Për momentin jeni një prej emrave që përfliten më shumë në prag të merkatos së janarit. A do të largoheni në janar nga Apolonia dhe ku do të luajë Krasniqi në vazhdim?

Është e vërtetë që ka oferta ndaj meje, por është e vështirë të largohem që tani në janar. Kjo, për shkak se Apolonia kërkon një shumë të caktuar dhe duhet të bjerë dakord me klubet e tjera për transferim­in tim. Për momentin do të nënshkruaj vetëm një parakontra­të, ndërsa largimi që tani në janar është shumë i vështirë.

Do të nënshkruan­i parakontra­të me Skënderbeu­n?

Me shumë mundësi po. Është momenti për të hedhur një hap të rëndësishë­m në karrierën time. Me Skënderbeu­n kam qenë në bisedime edhe përpara dy vitesh, por problemi ka qenë tek Apolonia dhe në këtë mënyrë nuk kam mundur të luaj me korçarët. Klubi ku jam aktualisht nuk ra dakord me Skënderbeu­n përpara dy vitesh dhe m'u desh të qëndroja këtu në këtë periudhë.

Kush është idhulli i Krasniqit?

Nuk është se kam ndonjë idhull që të jem i fiksuar pas tij. Nëse të tjerët deklarojnë se adhurojnë Ronaldon, Mesin apo lojtarë të tjerë të mëdhenj, unë shembullin tim e kam këtu afër, çdo ditë në stërvitje. Shembulli që më pëlqen është Amarildo Dimo, kapiteni i Apolonisë. E kam afër dhe e shoh çdo ditë dhe mund të them se është një shembull shumë i mirë. Idhull në këtë botë kam vetëm Zotin.

Pse Apolonia ka përfunduar në këtë gjendje, në një kohë që edhe tifozët e kanë braktisur. Si mund të ndryshojë gjërat?

Ekipi nuk është shumë i keq, por ka probleme në klub. Duket se gjithçka është drejt fundit. Gjithashtu, edhe mungesën e tifozëve e ndiejmë shumë. Duket sikur luajmë vetëm për vete, me aq pak tifozë që vijnë në stadium. Situata është shumë e keqe dhe mendoj se duhen bërë shumë ndryshime që të shpresohet te ringritja e këtij ekipi. Ushqimi juaj i preferuar? Peshku. Është ushqim që e "dashuroj".

Ju i keni provuar të gjitha ekipet në grupin tuaj. Cila është skuadra që mendoni se në fund të kampionati­t do të ngjitet në Superiore?

Mendoj se Tirana. Mund të them se 80-90% do të jenë pikërisht bardheblut­ë që do ngjiten në elitë. Kanë një ekip shumë të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania