Panorama Sport (Albania)

Lista e dëshirave, ja çfarë kërkojnë Duka dhe presidentë­t e klubeve nga Babagjyshi...

Luftëtari lutet për penallti, Partizani ëndërron sulmues, Lushnja ka hallin e lepurit

- Shënim: Është humor! Presidentë­t të mos e fajësojnë babagjyshi­n për tradhti...

Jemi në prag Krishtlind­jesh dhe zakon isht e kanë të gjithë nga një dëshirë që ia çojnë babagjyshi­t, ose e mbajnë aty në sirtar. Futbolli nuk bën përjashtim, madje aty dëshirat janë nga më të çuditshmet. “Panorama Sport” nuk mund ta humbiste rastin që të zbulonte listën e dëshirave që babagjyshi ka marrë nga protagonis­tët e futbollit shqiptar. Natyrisht, ishte më e thjeshtë se sa të zbuloje listën e Kombëtares së Panuçit apo listën e hartuar nga Shulku për njerëzit që duhet të shkojnë në stadium kur luan Kombëtarja U- 21 e Bushit. Por ju mos e merrni kaq seriozisht këtë listë, sepse në prag festash jemi dhe pak humor edhe na lejohet...

Lista e dëshirave dërguar babagjyshi­t:

ARMAND DUKA... (FSHF)

“Të lutem më sill mandatin e pestë në krye të federatës dhe unë pavarësish­t simpatisë për Laçin, mund të nxjerr kampion edhe Partizanin”...

SINAN IDRIZI... (FLAMURTARI)

“Babagjysh, shpresoj që në mars ta heqësh Dukën nga aty ku është, se ndryshe të çoj edhe ty në gjyq pastaj... Na ndihmo të fitojmë gjyqin me këtë Gjokën se ne armiqtë i kemi nga brenda vëlla... Na ndihmo që Bushiç të kthehet sa më shpejt se ky Alveshi i mirë është, por i duhen dylbi për portën...”.

EDMOND HASANBELLI­U... (TEUTA)

“Një sulmues i mirë na duhet. Po i mirë ama, jo si këta që kemi se ndryshe Magani do bjerë në depresion. Edhe ndonjë mbrojtës, mirë do ishte.... Ah, se harrova, binde Maganin që nuk ikën dot po nuk m’u mbush mendja mua, sado që ta japë dorëheqjen ai...”.

ARDJAN TAKAJ... (SKËNDERBEU)

“Dua titullin kampion... dua të shkoj në grupet e Champions Ligë... dua të shes Jashanicën, Gavazajn dhe Nimagën, dhe dua të mos më arbitrojë kurrë Jorgji kundër Kukësit”....

GAZ DEMI... (PARTIZANI)

“Dua të fitoj një titull sa më shpejt dhe nuk do ishte keq po ta nisnim me atë të 2016- ës... dua që Moxhi të mos më sjellë më lojtarë skarco... dua që Olsi të sjellë ndonjë sulmues, që vërtet bën gola, jo si Çani...”.

SAFET GJICI... (KUKËSI)

“Dua që të fitoj titullin dhe Superkupën. Unë doja edhe kupën, por ja që më ra Tirana rrugës... Dua të më arbitrojë gjithnjë Enea Jorgji... Dua të gjendet “spiuni” që më nxjerr zbuluar te “Panorama Sport”... Dua të kuptoj njëherë e mirë se çfarë kërkon të bëjë Milinkoviç­i këtë sezon me skuadrën...”.

VOLTANA ADEMI... (VLLAZNIA)

“Duam të jemi në Kategorinë e Parë edhe këtë vit... ups... duam të jemi në Superiore, desha të thosha... Dua që të fitojmë të gjitha gjyqet me Vllazninë dhe duam të heqim ndonjë lojtar, sërish pa fituar asgjë. Nejse, këtë të fundit e kemi vetë në dorë...”.

FATOS TUSHE... (LUSHNJA)

“Shpresoj që Dedja t’ua nxjerrë lojtarëve përfundimi­sht lepurin nga barku... Shpresoj që Duka të mos më kërkojë më ndere për t’i luajtur ndeshjet në stadiumet që do ai. Shpresoj shumë që të mbijetojmë, por për këtë duhet edhe ndihma e Zotit dhe jo vetëm e jotja o babagjysh...”.

NAIM QARRI... (KAMZA)

“Na ndihmo me ndonjë fitore tjetër o dak, më fal, o babagjysh... Ne kemi skuadër të mirë, por na ndihmo të mos na marrin lojtarët. Jepi ndonjë dhuratë edhe Mziut, se me thënë drejtën na ka ndihmu...”.

PASHK LASKA... (LAÇI)

“Dua që ta nis edhe sezonin tjetër kundër Partizanit... Shpresoj që Luftëtari të largojë ndonjë lojtar tjetër si të pavlerë... Dua që Kukësi të mos fitojë asgjë këtë sezon”.

GRIGOR TAVO... (LUFTËTARI)

“Nuk duam as lekë dhe as dhurata, por të paktën na sill ndonjë penallti në favor këtë sezon. Nuk na kanë dhënë asnjë për be... Silli pak humor edhe Hasan Likës, se u trondit kur mundi Partizanin 5- 0...”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania