Panorama Sport (Albania)

Arbitri më i mirë, ja kush nuk votoi Juxhin Xhajën

Flamurtari, Kukësi dhe kapiteni i Vllaznisë

-

Zbardhen votimet e trajnerëve dhe kapitenëve në 10 klubet e Kategorisë Superiore për arbitrin më të mirë të vitit 2017, nga ku u përzgjodh Juxhin Xhaja. Në kërkesën që Komiteti i Arbitrimit në FSHF u kishte bërë klubeve, saktësohej se trajnerët dhe kapitenët duhet t'u jepnin nga një pikë tre arbitrave që ata mendojnë se janë më të mirët për sezonin që lamë pas. Në listën e gjyqtarëve ishin pikërisht 18 elitarët që janë përzgjedhu­r për të gjykuar në Kategorinë Superiore, por edhe asistentët që arbitrojnë në elitën e futbollit shqiptar. Xhaja u përzgjodh më i miri, pasi mori 13 pikë ose më saktë 13 vota. Por kush e ka votuar të riun që pas pak ditësh do të zyrtarizoh­et me stemën e FIFAs? Faqja zyrtare e emisionit "Procesi Sportiv" në "Top-Channel" ka zbuluar votimin për arbitrin më të mirë. Trajnerët Ilir Daja ( Skënderbeu), Sulejman Starova ( Partizani), Ernest Gjoka ( Vllaznia), Gugash Magani (Teuta), Gentian Mezani (Laçi) dhe Hasan Lika (Luftëtari) kishin votuar për Xhajën, ndërsa nga kapitenët ai preferohej nga Orges Shehi (Skënderbeu), Idriz Batha ( Partizani), Argent Halilaj (Kamza), Nijaz Lena (Teuta), Gentian Selmani (Laçi), Fation Sefa (Lushnja) dhe Orjad Beqiri ( Luftëtari). Në listën me 20 votues, përfshi trajnerë dhe kapitenë, të vetmit që nuk kishin preferuar arbitrin nga Tirana ishin Shpëtim Duro dhe Tomislav Bushiç të Flamurtari­t, Mlladen Milinkoviç dhe Rrahman Hallaçi të Kukësit, Hysen Dedja i Lushnjës, si dhe kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika. Për përfaqësue­sit e ekipit vlonjat, ky ishte një "votim" i lexueshëm për vetë faktin se Xhaja është shpallur "non grata" nga Flamurtari. "DASHURI" KUKSIANE DHE REFUZIM KORÇAR PËR ENEA JORGJIN

Enea Jorgji ishte një ndër të preferuari­t e Skënderbeu­t deri më 20 maj, kur në Kukës gjyqtari i FIFA- s bëri një "masakër" të vërtetë duke vendosur fatin e titullit kampion. Në votimin që trajneri Ilir Daja dhe kapiteni Orges Shehi kanë bërë për gjyqtarin më të mirë, asnjë prej pikëve nuk ka shkuar për kryesorin nga Elbasani. Mirëpo, ky i fundit ka fituar zemrat e përfaqësue­sve të klubit kuksian. Si Milinkoviç dhe Hallaçi nuk kanë ngurruar të votojnë Jorgjin, i cili në fakt është djegur vetëm për dy vota, teksa ka marrë në total 11 pikë. Përveç kampionëve në fuqi, arbitri është votuar nga Sulejman Starova, Idriz Batha, Ernest Gjoka, Shpëtim Duro, Tomislav Bushiç, Gugash Magani, Hysen Dedja, Hasan Lika dhe Orjad Beqiri. Ndërkohë, në listën e arbitrave elitarët, të tretët më të mirë janë dy: Eldorian Hamiti dhe Klajdi Kola, të cilat kanë marrë secili nga pesë vota. Interesant është fakti se gjyqtari nga Durrësi, Andi Koçi, të cilit iu hoq stema e FIFA-s, ka marrë vetëm një votim. Për të ka menduar bashkëqyte­tari i tij, Orges Shehi. Ndërsa Emirion Sino i kolegjiumi­t të Fierit preferohet nga Flamurtari (2 vota) dhe Lushnja (1 votë).

 ??  ?? Faksimile e votimit për arbitrat
Faksimile e votimit për arbitrat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania