Panorama Sport (Albania)

Bylisi mbyll ndeshjen në 20 minuta

-

Bylisi mposht me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Turbinës në një takim të dominuar nga mallakastr­iotët nga fillimi e deri në fund. Madje, edhe mund të kishin shënuar më tepër gola nëse do të kishin qenë më të saktë para portës kundërshta­re. Me këtë 3-pikësh, Bylisi ruan vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak se ekipet e tjera, sfidën ndaj Shënkollit. Ndërsa Turbina mbetet në zonën e ftohtë dhe rrezikon shumë. Golin e parë e shënon kapiteni Shoshi me penallti dhe pas tij realizon edhe Kolgegaj në të 16-ën minutë. Ky i fundit, dje ishte një nga më të mirët në fushë. Kolgegaj, i cili është 23vjeç dhe ka dalë nga skuadrat e moshave të Bylisit, këtë sezon po luan shumë takime si titullar dhe është një nga pikat e forta të Bylisit. Mesfushori me tipare ofensive ka shënuar edhe golin e dytë në të 20ën minutë. Pjesa e parë e takimit mbyllet me rezultatin 3-0 për skuadrën mallakastr­iote, e cila dje ishte në një ditë shumë të mirë dhe lojtarët e saj "vallëzonin" me topin. Një sfidë që mbyllet që në fraksionin e parë. Pjesa e dytë është njësoj si e para për Bylisin. Vendësit kërkojnë të shënojnë sërish. Kolgegaj e Murataj, por edhe Ntefe janë të papërmbajt­shëm, madje i afrohen shumë golit të katërt. Trajneri Sinan Bardhi hedh

në fushë edhe Dacin për të forcuar mbrojtjen, ndërsa Bylisi e kthen në ndeshje kontrolli. Goli i katër vjen në të 66-ën me Kolgegajn, më të mirin në fushën e lojës. Pas katër golave, skuadra e Bylisit qarkullon dendur topin, ndërsa cërrika-

sit mbrohen me forca të shumta dhe rrallë e përdorin kundërsulm­in. Përfundimi­sht, vërshëllim­a e trefishtë e kryesorit Roxhers Muska mbyll sfidën me fitoren 4-0 të Bylisit që është në vend të dytë dhe ndjek Tiranën. Pritet që në pjesën e dytë të kampionati­t te Bylisi të ketë ndryshime dhe të afrohen disa lojtarë cilësorë. Ballshiotë­t do të luftojnë deri në fund për t'u rikthyer në Superiore, pavarësish­t se do ta kenë të vështirë duke pasur parasysh që përballë është Tirana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania