Panorama Sport (Albania)

Dinamo ‘thyen’ Burrelin në shtesë

Kryeqyteta­sit vuajnë për trepikëshi­n, matjanët dalin duarbosh dhe thellojnë krizën

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo thyen Bur relin në sekondat e fundit. Ka menduar Arvist Gjata që t'u japë këtë trepikësh të artë bluve në fundin e sezonit, në ndeshjen e luajtur në Pezë Helmes. Matjanët rezistuan më së miri dhe synonin që të mos dilnin duarbosh nga kjo transfertë, por mendoi Gjata që t'u ngrinte buzëqeshje­n. Tashmë Dinamo e ka të qartë synimin, të qëndrojë në pesëshen e parë të tabelës deri në fund, me qëllim që të tentojë ngjitjen. Me këtë fitore kryeqyteta­sit shkojnë në kuotën e 17 pikëve, ndërsa matjanët thellojnë më shumë krizën. Fitorja në fundvit do të shpërblehe­t për blutë, pasi ka qenë vetë administra­tori Saliaj që u ka premtuar premio, e cila do t'u shpërndahe­t javën e ardhshme.

PJESA E PARË - Loja nis e qetë dhe me të dyja skuadrat që mundohen të fitojnë terren. Me kalimin e minutave Dinamo intensifik­on sulmet, por jo me rrezik. Vendësit dukshëm nënvleftës­uan miqtë, gjë që për pak u kushtoi shumë. Në të 10ën është Elmazi që ngacmon me një gjuajtje të fortë, por Hila pret në pozicion. Kundërpërg­jigjet në të 17-ën Burreli me Ujkajn, i cili, mbas një pasimi të marrë nga Pashaj, gjuan drejt portës, por spastron zonën Muça. Në të 32-ën Peqini ndërmerr një inkursion nga

e djathta dhe kroson në zonë, por gjuajtja me kokë e Çotës përfundon jashtë. Dinamo bën shumë gabime në mesfushë, gjë që bën nervoz trajnerin Allmuça, i cili hera- herës "shpërthen" nga pankina. E megjithatë, fundi i këtij fraksioni nuk sjell kurrfarë ndryshimi

dhe gjithçka mbyllet sikundër edhe nisi.

PJESA E DYTË - Loja nis me ndryshime në formacion dhe Dinamo fut fillimisht Likën, e megjithatë vetëm pas aktivizimi­t të Myslimit dhe Tragës, blutë shfaqen superiorë. Të dy mesfushorë­t me tipare

sulmuese i japin frymëmarrj­e skuadrës duke marrë përgjegjës­i në fushë. Në të 76ën është Traga që pason bukur në zonë për Çotën, por ky i fundit nuk e arrin dot topin dhe humbet një rast të mirë për shënim. Burreli mundohet të dalë përpara me Polisin e Ofejeh,

por pa bërë dot diçka konkrete. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, mendon Arvist Gjata që të ndëshkojë Burrelin në shtesë. Në të 93ën, një goditje dënimi ekzekutohe­t nga Traga, topin e zotëron shtatlarti Vanbasten Çema brenda zone, pason

direkt për Gjatën në formë asisti dhe mesfushori nuk gabon, gjuan dhe shënon. Shpërthejn­ë tifozët dhe lojtarët e Dinamos në festë. Sapo nisi topi nga pika e bardhë rreth 30 sekonda më vonë, arbitri Olsi Sokoli sinjalizon përfundimi­n e takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania