Panorama Sport (Albania)

Heroi Benatia: E shijova fitoren ndaj ish-shokëve

"Shënova, por për pak edhe desh e dënova Juven"

-

Pas supersfidë­s kundër Romës, ishte e pamundur që përballë mikrofonav­e të gazetarëve të mungonte heroi i ndeshjes, Mehdi Benatia, i cili, me golin e tij i dha Juventusit tri pikët e radhës dhe i lejoi që torinezët të vazhdonin ndjekjen ndaj Napolit kryesues. "Jam tepër i lumtur për këtë fitore, sepse mundëm një rival direkt për titullin kampion. Pastaj, fakti që u shënova ish-shokëve të mi dhe ish-skuadrës sime më bëri që ta shijoja edhe më shumë këtë gol. Më vjen keq vetëm që vuajtëm shumë në minutat e fundit, sepse pas golit mund të isha sërish unë ai që mund ta kisha dënuar Juventusin. Në rastin e Shikut, isha unë që e nxora nga loja Kielinin. Ai më kërkoi që ta dërgonte topin në tribunë, ndërsa unë vonova të ndërhyja, por fatmirësis­ht Shezni bëni një pritje fenomenale dhe ruajti avantazhin tonë. Ishte një ndeshje spektakola­re, ndonëse pranoj se duhej ta kishim mbyllur shumë më shpejt. Përpara minutave të fundit të ndeshjes, ku krijuam pak kaos, mendoj se mund të kishim dërguar shifrat në 2-0 ose 3-0, sepse rastet i patëm, ndonëse në fund e rëndësishm­e është që morëm tri pikët dhe ky ishte objektivi ynë, - vazhdon mbrojtësi maroken, i cili në lidhje me sekretin e soliditeti­t të rigjetur nga prapavija (ndeshja e tetë radhazi pa pësuar gol) shpjegon. - Që në fillim të vitit kemi punuar dhe kemi provuar shumë gjëra të ndryshme, duke parë se këtu çdo vit ka ndryshime të mëdha. Më në fund kemi gjetur tashmë atë balancë që na nevojitet për të luajtur më të qetë, sepse titulli i shtatë kampion radhazi është një objektiv i yni dhe s'kemi ndër mend të dorëzohemi deri në fund. Pa dyshim që kemi ende vend për përmirësim, por për këtë stërvitemi çdo ditë. Një faull i imi në momentin e golit? Jo, nuk ka pasur asnjë faull", përfundoi Benatia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania