Panorama Sport (Albania)

Krishtlind­je të hidhura, Milani leksion nga Atalanta

Kristante gjen golin e ish-it, "Djalli" i pafuqishëm për reagim

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Krishtlind­je të tmerrshme për Milanin. Dy trajnerë, dy gola dhe një krizë që po merr përmasa të frikshme. Ajo që shton drithërima­t është trajneri që arriti të përkeqëson­te një renditje që dukej shumë negative edhe pak javë më parë kur Milani nuk renditej i 11-ti. Gatuzo e nis përsëri me tre sulmues, Borini dhe Kutrone në krah të Kaliniç, por rezultati mbetet i njëjti me Milanin që pëson, nuk arrin të përmbysë dhe provon përsëri shijen e humbjes. Berisha kalon një mbrëmje të qetë me kuqezinjtë që, përveç një agresivite­ti jo të vazhdueshë­m, nuk tregojnë asgjë të re nga disfatat e fundit.

VËRSHËLLIM­A - Kaliniç mund të jetë shembulli për të shpjeguar disi Milanin. Gara e tij nis keq, teksa në pulpën e Toloit stampon gjurmët e takave, më pas përmirëson qasjen në garë dhe nis të shpërndajë pasime të zgjuara. Dy raste në pjesën e dytë me Borinin dhe Kesin vijnë pikërisht si pasojë e asisteve të kroatit. Problem për Montelën ishte finalizimi, situata nuk duket më e mirë nën diktatin e Gatuzos. Sulmuesi i ardhur nga Fiorentina gabon edhe në një rast kur shpërdoron një top të kontrollua­r mirë. Publiku nuk e fal dhe, në daljen e tij nga fusha, e "mbyt" me vërshëllim­a. Një pjesë e "San Siro"-s kapet me familjen Donaruma, duke kontestuar 18-vjeçarin dhe vëllanë e tij në momentin që spikeri lexon emrat e organikës së Milanit.

BRAVO ATALANTA - Duke parë vështirësi­të e kuqezinjve, paraqitja dhe fitorja e Atalantës rrezikojnë të dalin në plan të dytë, megjithëse bergamaskë­t falë tri pikëve të djeshme kapin vendin e gjashtë në klasifikim. Ndryshe nga "Djalli", djemtë e Gasperinit duket sikur dinë saktësisht ç'duhet bërë sa herë që e kanë topin ndër këmbë. Tre pykave të Gatuzos, Atalanta u përgjigjet me po aq mbrojtës qendre, që mbyllin me përpikëri çdo hapësirë dhe nuk lejojnë topa të rrezikshëm në anët e Berishës. Kur duhet, portieri shqiptar bën detyrën duke larguar sferën, ose duke e bllokuar atë për t'u dhënë frymëmarrj­e shokëve.

PSIKOLOG - Humbje e merituar, për më tepër edhe një gol i anuluar Bonaventur­ës me të drejtë pasi Kutrone prek topin me dorë. Grumbullim­i duket si kura e vetme, për një skuadër që shfaq nevojë të men-

jëhershme për psikolog. Vetëm një rast për gol dhe dhjetë goditje jashtë kuadrati, flasin qartë për momentin psikologji­k të Milanit që ka humbur qetësinë. Gatuzo erdhi në momentin më të vështirë, teksa sfida me Interin duket si shans për të treguar efektin e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania