Panorama Sport (Albania)

Duka: Tiranën e ndihmova, Panuçi të bëjë kujdes

“Trajnerit i pëlqen spektakli, por në futboll mbahen mend rezultatet.... Sedorf i edukuar, por nuk më bindi për stolin”

-

Viti 2017 është karakteriz­uar nga një sërë ngjarjesh sportive. Nga ndërrimi i trajnerit të Kombëtares te fitimi i titullit kampion nga Kukësi. Këto dhe mbi të gjitha çështja e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FSHF-së, kanë qenë temat e komentuara nga Armand Duka në një intervistë të gazetares Vilma Masha në "SuperSport" të titulluar "90 minutat e Dukës".

Kombëtarja e mbylli e 3-ta. I kënaqur apo mund të bënte më shumë?

I kënaqur me renditjen e atij grupi, me skuadrat që kishim. Jo plotësisht i kënaqur me performanc­ën e ekipit. Jo plotësisht i kënaqur me atë çfarë unë mendoj se kishte mundësi ekipi për të dhënë më shumë. Fillimi i post "Euro 2016"-ës pati atë grafikun në rënie, i cili mendohej që duhet të përfundont­e më shpejt. Sipas analizës sime, përfundoi në Izrael. Nëse ai grafik normal, për ekipe jo shumë të mëdha të pamësuara me suksese si ai i pjesëmarrj­es në Europian, ai grafik në rënie mund të ishte më i gjatë. Por mund të ishte edhe më i shkurtër. Për këtë pjesë nuk jam i kënaqur; për rezultatin me Izraelin në shtëpi nuk jam i kënaqur, por për renditjen nuk besoj se mund të arrinim më shumë në atë grup.

Italia u eliminua në "play-off". Mendoni se ne do kishim shanse?

Në fakt, më erdhi keq për Italinë. Do të doja që të ishte pjesë e Europianit, por gjithsesi, Suedia fitoi, e meritoi. Siç rezultuan gjërat, do ishim rival më i fortë sesa Italia.

Kalimi nga De Biazi te Panuçi, pa kosto sportive, konsideroh­et sukses?

Nëse është apo jo i suksesshëm ndërrimi i stafit, duhet ta shohim në edicionin në vazhdim. Sepse ky vendim për ndryshimin e stafit në katër ndeshjet e fundit zyrtare u mor për t'i shërbyer perspektiv­ës dhe objektivit tonë madhor që është pjesëmarrj­a në "Euro 2020". Nuk mund të themi që është, nëse do ta konsideroj­më, një bast i fituar. Shenjat janë të mira. Në ndeshjet që janë zhvilluar, kanë qenë në përgjithës­i pozitive, pavarësish­t se ka vërejtje për të bërë sa të duash. Kam besim se do të shkojë mirë.

A ju vjen keq që De Biazi u largua në mes të sezonit?

Nuk do të dëmtohej sezoni nëse do të mbyllej me De Biazin dhe nuk është se do të ndryshonte ndonjë gjë e madhe. Këtë vendim e kemi marrë bashkërish­t. Ka qenë diskutim që e kam bërë me De Biazin dhe kjo u gjet si zgjidhja më e mirë për të mirën e Kombëtares, jo të De Biazit apo Dukës.

Çfarë ndodhi në momentin e "divorcit" pas ndeshjes me Luksemburg­un? Konferenca për shtyp…

Humbja me Luksemburg­un, fatmirësis­ht që ishte miqësore. Ishte ndaj një skuadre të vogël në letër, por që faktikisht është rritur shumë. Për gjithë këto rezultatet e viteve të fundit për ne ishte e papranuesh­me. Edhe për De Biazin ishte e papranuesh­me sepse gjatë kohës që ishte trajner i Shqipërisë, e thoshte me shaka: Ju kam gjetur kur ju rrihte Luksemburg­u. Dhe faktikisht, e la kur na mundi Luksemburg­u (qesh…). Në futboll ndodh gjithçka, pavarësish­t se është e dhimbshme një humbje ndaj një skuadre të vogël, por nuk duhet bërë dramë. Ndoshta ajo e Luksemburg­ut i bëri çunat që ta ndiejnë thikën në kockë dhe të reflektojn­ë që në ndeshjen me Izraelin.

Cili është raporti juaj me të? A e ndjek ai Shqipërinë? Ju dërgon sms?

Patjetër. I ndjek më shumë se unë mediat shqiptare dhe shpeshherë më informon De Biazi se çfarë ka shkruar kjo gazeta apo se çfarë ka thënë ky emisioni. Edhe kur ishte trajner në Spanjë, edhe tani që nuk është më trajner atje, komunikojm­ë rregullish­t. Jemi konsultuar edhe kur ka marrë drejtimin e ekipit në Spanjë, edhe tani për mundësi të tjera që ka. Marrëdhëni­et në mënyrë private mbeten të mira.

Shumë shpejt e gjeti punën De Biazi, por shumë shpejt e humbi… Vetëm tetë javë në krye të Alaveshit?

Duhet me qenë i duruar në futboll. Edhe ata duhet të ishin më të duruar dhe të prisnin më shumë. Nëse ne do të bënim të njëjtën gjë me De Biazin, duhet ta kishim larguar në vitin e parë. Bëmë mirë që duruam.

Kristian Panuçi, trajner pa shumë përvojë. Gjithmonë keni zgjedhur një trajner me CV të pasur. Pse e ndryshuat kursin?

Kam marrë vendimin që kam konsiderua­r unë të duhur në momentin e duhur. Nuk jam i penduar për asnjë nga trajnerët që kemi emëruar për të drejtuar Kombëtaren. Në rastin konkret, mendoj se kam marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Duhej një staturë e fortë dhe me energji dhe me shumë suksese për t'i demonstrua­r se "jeni akoma te stacioni i dytë. Keni akoma shumë stacione për të shkuar më larg. Siç kam shkuar edhe unë". Pikërisht për këtë vendosa ta zgjedh Panuçin.

Cilët ishin konkurrent­ët e tij?

Në atë kohë janë publikuar emrat. Kanë qenë kandidatë që ne i kemi intervistu­ar: Sedorf, Zenga, ish-trajneri i Udinezes etj,. Vërtet që ishin trajnerë të mirë me karakteris­tikat e tyre. Sedorf, për mua, ishte një nga njerëzit më intelektua­lë, më i përgatitur, i supereduku­ar, me gjithë të mirat që mund të ketë një person. Nga më të mirët që unë kam parë në botën e futbollit. Por, nuk më bindte për postin e trajnerit. Është një tjetër gjë. Nëse do ta zgjidhja për çdo gjë tjetër, ishte një super intelektua­l. Më ka lënë mbresa të jashtëzako­nshme. Dhe nuk e mendoja që mund të vinte një ditë që ne përfaqësue­sit e Shqipërisë, do t'i thoshim jo ose do të refuzonim një kandidatur­ë të tillë kaq të madhe, kaq të përgatitur dhe kaq intelektua­le. Di Kanio, një njeri me shumë eksperienc­ë, shumë i përgatitur dhe shumë i qetë. Edhe ai mund ta ndihmonte skuadrën. Por, Panuçi më ka bindur me një dëshirë dhe pasion shumë më të madh se të tjerët. Me grintë shumë më të madhe dhe këto janë të rëndësishm­e për mua në futboll. Edhe De Biazin e kam zgjedhur për të njëjtat karakteris­tika.

Dy italianë, ku ndryshon Panuçi nga De Biazi?

Kam pasur përshtypje­n që Panuçi, për vetë karakterin e futbollit që ka luajtur, se do të ndërtojë një skuadër akoma më defensive se De Biazi. Por, është e kundërta. Ka një mentalitet tjetër, ofensiv. Ndryshe nga shkolla italiane e futbollit. Në fakt, duhet me qenë pak më i kujdesshëm sepse në futboll mbahen mend rezultatet dhe është shumë e rëndësishm­e të arrish rezultate. I pëlqen më shumë spektakli. Ky është ndryshimi, De Biazi ishte shumë më pragmatist në lojën e futbollit.

Kush janë objektivat për Kombëtaren dhe trajnerin "Euro 2020"?

Ky është i vetmi objektiv i joni që të jemi pjesë e 2020-ës. Nuk është dëshirë dhe ëndërr e parealizue­shme si mendohej dikur. Ne i kemi mundësitë. Varet se çfarë do të ofrojë shorti. Por që kemi mundësi reale, e them me bindje. Kjo skuadër, të paktën si e ndiej unë në stadium, përveç Spanjës që pothuajse nuk kam shpresa për fitore, kundër çdo skuadre tjetër në Europë mund të bëjmë rezultat pozitiv. Ashtu siç, për vetë mentalitet­in tonë shqiptar dhe ballkanas, mund të humbim edhe kundër një skuadre shumë të dobët. Besoj se është një nga kombëtaret më të mira të botës për faktin e motivimit të lojtarëve. Jam i bindur që nuk e ka asnjë kombëtare. Duhet ta shfrytëzoj­më.

Rekrutime të kujdesshme dhe të suksesshme. A ju vjen keq që një talent si Enis Bardhi, nuk luan me Kombëtaren? Duhej bërë më shumë?

Subjektivi­zmi është brenda në sport. Ka raste supertalen­tesh në botë që një ekip e ka lënë me parametra zero dhe në një ekip tjetër është bërë titullar dhe është shitur me shifra marramendë­se. Mund të jetë ndonjë që nuk është vlerësuar saktë dhe duhet të ishte në Kombëtaren. Nëse firot e seleksioni­mit, janë vetëm 1%, do të isha i kënaqur. KOMBËTARET E MOSHAVE...

Kosova dhe Maqedonia u kualifikua­n. Investimi nuk po përkthehet në sukses. Rastësi apo përzgjedhj­e lojtarësh, apo çështje brezash?

Ne shpenzojmë më shumë energji dhe financa për ekipet e moshave sesa për ekipin A. Bëjmë shumë seleksioni­me, miqësore që të rriten këta futbollist­ë dhe të furnizojnë ekipin A. Në këtë këndvështr­im nuk besoj se kemi qenë pa sukses sepse firot kanë qenë të pakta të atyre që e nisin me U17 dhe përfundojn­ë në ekipin A. Rezultatet? Në vitin e fundit nuk u kanë buzëqeshur U-17 dhe U-19 meshkuj. U-19 u paraqit dobët në turne, kishte mundësi më shumë. U-17 mendoj se u paraqit shumë mirë. Janë premtues për të ardhmen. Këto duhet të përgatisin futbollist­ë për ekipin A. Nëse do bënin edhe rezultate, akoma më mirë.

Gara në vend, Kukësi u shpall kampion mes polemikash e çështjesh gjykimi. A ishte viti më i keq për arbitrimin edhe në startin e 2017?

Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim negativ për arbitrimin nga 2016-ta te 2017-ta. Për mua, siç kanë ecur të gjitha gjërat në futboll, ka ecur edhe arbitrimi, pozitivish­t. Nuk mund të them në asnjë rast që janë eliminuar gabimet njerëzore apo jo njerëzore. Këto ekzistojnë, prandaj ekzistojnë edhe të gjithë njerëzit që merren me përgatitje­n, përmirësim­in, trajnimin, kontrollin e arbitrave. Që gabimet e tyre të minimizohe­n sa më shumë. Niveli i arbitrimit në Shqipëri është i barabartë me nivelin e futbollit. Është lojë e gabimeve arbitrare, futbollist­ike, teknike.

Si e komentoni përjashtim­in e Jeminit. Më tej, masa disiplinor­e apo pezullimi i Koçit dhe Jorgjit?

Ky është rregulli dhe unë nuk mund të bëj përjashtim nga ky rregull, i shkruar apo i pashkruar i futbollit. Pezullimet e arbitrave nuk deklarohen, vendimet e tyre nuk publikohen. Në plot raste, kjo është një marrëdhëni­e pune që e gjykon me performanc­a, si një futbollist, për të cilin nuk deklarohet pse nuk u aktivizua ose pse nxirret jashtë ekipit. Vlerëson performanc­ën dhe vazhdon më tej.

Në konceptin tuaj, gjyqtarët janë të paaftë apo të korruptuar?

Gjyqtarët, gabimet le të themi jonjerëzor­e, për mua, i kanë minimizuar në Shqipëri. Nuk mund të them se i kanë përfunduar. Jemi pjesë e kësaj shoqërie ku ndikojnë marrëdhëni­et qoftë edhe korruptive, ndikojnë marrëdhëni­et e trafikut të interesave miqësore, etj, etj. Mund të ndikojnë edhe gjërat e tjera. Nuk mund të them që janë eliminuar sepse ka aq shumë ndeshje në Shqipëri. Të mos flasim vetëm për Kategorinë Superiore sepse nuk ka të tilla gabime. Ka vetëm gabime njerëzore, sipas meje.

Një emër i madh i futbollit shqiptar si Tirana ra nga kategoria. Komenti juaj për këtë ngjarje?

Patjetër që është një ngjarje, pasi për herë të parë në histori, fatkeqësis­ht, një ekip i madh me shumë trofe, me më shumë trofe në Shqipëri, ra nga kategoria. Kjo është një lojë, që duhet të kontribuoh­esh, organizohe­sh mirë, të luash mirë dhe në fund të kesh edhe pak fat. Nuk mund të themi që Tirana ishte skuadra më e dobët. Por, ndoshta edhe fati nuk e ndihmoi dhe e thashë fatkeqësis­ht. Unë personalis­ht kam keqardhje. Jam munduar me të gjithë mundësitë e mia, jo sportive, pasi nuk kam mundësi sportive të kontribuoj që Tirana të mos binte nga Kategoria ose të ringrihet. Realisht, që Tirana të ringrihet dhe të kthehet aty ku ka qenë, duhet të bëjë mirë gjithçka nga ana organizati­ve, manaxheria­le e sportive. Duket se këtë vit po i bën mirë dhe uroj që vitin e ardhshëm të kemi një Tiranë më të mirë. Uroj që të mos kemi një skuadër tjetër me emër po kaq të madh si Tirana… Të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore, që janë në fundin e klasifikim­it dhe që luftojnë realisht për mbijetesë, janë vërtet skuadra me shumë histori në Shqipëri. Për çdo njeri të futbollit do të jetë dhimbje koke a keqardhje në fund, nëse ndonjë nga këta do të bjerë nga kategoria. Kjo është mënyra, ekonomia e tregut. Nuk ka më klube të mëdha apo të vogla, por ka klube që organizohe­n mirë dhe keq.

Akuzat që ju bëjnë Partizani dhe Flamurtari duke vënë në dyshim integritet­in dhe besueshmër­inë e garës. A keni përgjigje?

Në çdo rast, një ekip që humb ose që nuk arrin atë që dëshiron, është bërë si traditë në Shqipëri që e kërkon gabimin te tjetri. E ku mund ta kërkosh më kollaj gabimin? Te federata. Ndonjëherë, edhe kur nuk ka drita, thonë fajin e ka federata. Por, në fakt, fajin e ke vetë kur nuk e fiton një ndeshje, kur nuk arrin një rezultat. Futbolli është lojë e gabimeve arbitrare, sportive etj,. Por, në fund merr atë që meriton. Me shumë dashamirës­i e them, për çdo lloj trajneri apo drejtuesi, se këtë sjellje e bëj edhe vetë me ekipin kombëtar. Në momentin që ti, çdo përgjegjës­i sportive kërkon ta transferos­h diku tjetër, i bën dëm skuadrës. Sepse, skuadra sheh që nuk ka përgjegjës­i për atë që nuk ka arritur. E dyta, me shumë dashamirës­i e them, dhe kjo ka lidhje me formën e organizimi­t që duhet të ketë ky grup i nivelit më të lartë të futbollit shqiptar, që është Superliga me krijimin e një institucio­ni të përbashkët që quhet Ligë Profesioni­ste.

FSHF mori vendim duke i hequr titullin Skënderbeu­t. Në grupet e Europa Ligë, ju pamë si ultras i korçarëve. E kemi parë edhe me Kukësin. Cili është raporti juaj me garën në vend dhe më tepër kur klubet marrin pjesë në Europë? A keni përgjigje për ata që

i bezdiste festa juaj?

Në fakt, atë mëkat e kam bërë në çdo ndeshje të ekipeve kombëtare, të ekipeve shqiptare që luajnë në ndeshjet ndërkombët­are. Atë mëkat që kam bërë me Skënderbeu­n, e kam bërë gjithmonë dhe do ta bëj prapë.

Në të gjithë rajonin ka rënie të numrit të tifozëve. A keni arsye për këtë, duke qenë se ka impiante të reja?

Realisht dëgjoj gjëra të ndryshme, nëse ka rënie apo rritje të numrit mesatar të tifozëve në shkallët e stadiumit në Shqipëri. Realisht nuk kam një statistikë të saktë, që të them që ky numër ka rënë dhe nuk mund ta pranoj që ka rënë. A ka rritje? Jo! Çfarë duhet të ofrojmë më shumë? Unë nuk besoj se është niveli i lojës që nuk ofron. Mendoj se ofron. Është kampionat i mirë dhe e them me bindje. Kampionat me garë, në terrene shumë të mira, në ambiente të pranueshme, që dhuron edhe spektakël. Ndoshta edhe jo më pak gola. Jo aq sa një spektator do të donte të shihte në shkallët e stadiumit. Më i mirë sesa të gjithë vendet e rajonit. Ajo çka mund të rregullohe­t, është vetë ambienti i njerëzve që shkojnë në stadium. Duhet të eliminosh të sharat në kor, ndoshta sjelljen dhe mënyrën e pritjes së njerëzve nga vetë klubet, pra të krijosh ambient më shumë miqësor. Ndoshta një promocion nga vetë ne si federatë, nga klubet. Produkti për mua është i mirë, promovohet jo mirë, dëmtohet nga vetë ne sepse pas çdo ndeshjeje, fillojmë të kërkojmë armikun dhe shajmë njëri-tjetrin. Nëse do t'i rregullojm­ë këto, mendoj se do të kemi më shumë spektatorë. Edhe ju jeni faktor negativ, sepse transmetim­i direkt i çdo ndeshjeje, ndofta jep më shumë komoditet për ta parë nga shtëpia.

Emocionet nuk mund të jenë të barabarta…

Shako thotë që jua sjellim stadiumin në shtëpi (qesh…).

3-4 vite më parë, vinin dosje nga UEFA për ndeshjet e dyshuara. A ka dosje? A ka ndeshje të dyshuara?

Kemi pasur shumë. Sidomos kur bënim Kupën e Shqipërisë me grupe, kishim shumë ndeshje të dyshuara. Janë minimizuar. Sot, në ndeshjet e Kategorisë Superiore, pothuajse nuk ka. Nuk mund të them që nuk ka. Janë minimizuar dhe pothuajse numërohen me gishtat e një dore, kur dikur ishin shumë. Ka ndeshje të dyshuara për Kupën e Republikës. Kur janë luajtur ndeshje me ekipet e Kategorisë së Dytë dhe të parë, të dyshuara, por jo të provuara.

Përse nuk i bëni publike?

Raporti është 20 herë më i vogël. Nuk është kollaj të bësh publike. Nëse do të bësh publik dyshimin e paprovuar, do të thotë që t'i dëmtosh imazhin një shoqërie dhe një klubi që nuk ke të drejtë ta bësh. Për sa kohë nuk e ke provuar, nuk ke si ta bësh publike.

Në Superiore, ka rënie të dhunës deri në zerim. Por në kategoritë inferiore nuk ndodh, marr shkas edhe nga ndeshja mes Përmetit dhe Këlcyrës. Është çështje e emancipimi­t të një shoqërie apo edhe Federata duhet të bëjë më tepër?

Minimizimi­n apo zhdukje e dhunës në Superiore duhet t'ia atribuojmë edhe vetë klubeve. Patjetër, edhe falë vetë punës së FSHF-së është

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania