Panorama Sport (Albania)

Gjyqet nuk kanë fund, Flamurtari humb 50 mijë €

Idrizi: Në skuadër nuk ka më lojtarë skedinash dhe të shitur, do paguajmë detyrimet

- ERMAL SIKA

Të shtunën e kaluar, në ambientet e Fed eratës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar gjyqi për dy ish- futbollist­ë të skuadrës së Flamurtari­t që kishin paditur klubin për rrogat e prapambetu­ra. Bëhet fjalë për portierin Argent Halilaj dhe mesfushori­n Taulant Kuqi, të cilët kanë arritur të fitojnë. Ndërsa ditën e mërkurë, në dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e, pritet që të zhvillohet gjyqi për dy ish-lojtarë të tjerë të Flamurtari­t, për mbrojtësin Hektor Idrizajn dhe sulmuesin Ardit Shehaj. Të katër lojtarët kërkojnë nga klubi në total mbi 100 mijë euro për pagat e pamarra. Mësohet se Argent Halilaj kërkon nga Flamurtari 20 mijë euro, ndërsa Taulant Kuqi, Hektor Idrizaj dhe Ardit Shehaj nga 30 mijë euro. Të shtunën u zhvillua seanca gjyqësore në FSHF që i dha të drejtën dy lojtarëve të parë, për të cilët u mor vendimi, për Halila-

jn dhe Kuqin, ndërsa të mërkurën do të zhvillohet procesi gjyqësor me paditës Idrizajn dhe Shehajn. Të katërt lojtarët pretendojn­ë se kanë pa u paguar për periudhën kur kanë qenë te kuqezinjtë. Në vendimin që Dhoma e Konfliktev­e mori,

detyrohet klubi vlonjat që të paguajë dy ish-lojtarët, në të kundërt vlonjatët kërcënohen me penalizime.

REAGIMI - Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, për "Panorama Sport", u shpreh dje se nuk shqetësohe­t aspak për hedhjen në

gjyq nga ish- lojtarët vlonjatë. Idrizi tha se i njeh detyrimet që ka ndaj futbollist­ëve, ndërsa dha një mesazh të qartë se në Vlorë ka ikur koha e lojtarëve bastexhinj dhe të shitur. "Po është e vërtët që na kanë hedhur në gjyq. Është bërë një seancë

gjyqi dje (të shtunën), nuk ka asgjë të keqe. Kemi të njëjtin problem me historinë, rroga neto dhe rroga bruto. Kam një mesazh për të gjithë. Tani në ekip ka vlonjatë që ndiejnë fanellën. Nuk ka lojtarë të shitur, nuk ka lojtarë skedinash e bastesh. Nuk ka lojtarë që fyejnë qytetin. Ta hedhin në gjyq, është problem i tyre. Çfarë kanë për të marrë le t'i marrin. Klubi është i detyruar që t'i paguajë një për një. E përsëris. Ne kemi një ekip shembullor tani, nuk kemi lojtar bastexhinj, nuk kemi lojtarë që shesin ekipin, as gëzhoja të vjetra, dhe as gëzhoja të reja. Ky është mesazhi im. Të tjerat nuk më interesojn­ë fare mua", tha Idrizi.

APELI - Klubi vlonjat pritet të apelojë vendimin për katër ish- lojtarët e Flamurtari­t Halilaj, Kuqi, Idrizaj dhe Shehaj. Administra­tori Sinan Idrizi tha se këtë çështje do ta çojë deri në KAS nëse do të jetë e nevojshme. "Ka seanca të tjera, ka edhe KAS. Le ta hedhin vlonjatët në gjyq Flamurtari­n. Të na hedhin në gjyq, le të fitojnë. Është i njëjti problem. Është po e njëjta strukturë dhe kanë po të njëjtët avokatë. Ne do të jemi korrekt. Janë histori që nuk kanë pikën e vlerës për mua", ka përfunduar zyrtari i Flamurtari­t.

 ??  ?? FQ. 6
FQ. 6
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania