Panorama Sport (Albania)

Kalorësi besnik, Hysaj “diamanti” i trajnerit Sarri

Ka sens shumë të lartë përshtatje­je, i mungon vetëm goli

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ka qenë Elseid Hysaj i përzgjedhu­ri i revistës napolitane "Il mio Napoli". Mbrojtësit shqiptar i është dedikuar një speciale për aktivizimi­n e tij me ekipin italian. Në botën e punës, vendi fiks duket si një utopi, aq më tepër në futbollin e sotëm ku ndeshjet janë të shpeshta. Pavarësish­t dëshirës së pakët të Mauricio Sarrit për rotacion, përjashtim në kuadër të vendit stabël në formacion bën Elseid Hysaj. Mbrojtësi i lindur në Shkodër, djepi i kulturës shqiptare, e njohur ndryshe si Firence e Ballkanit, është një titullar fiks në skemat e trajnerit të Napolit, me të cilin ka punuar në gjashtë vitet e fundit. Mund të thuash Napoli apo Empoli, emëruesi i përbashkët mbetet Hysaj, që duket se nuk pyet për diskutimet tipike mbi ekonominë e energjive brenda ekipit.

I PALODHUR - Karriera e Hysajt mori hov me ardhjen tek Empoli i të rinjve të Athos Banjolit. Trajnerit i ra në sy një djalosh luftarak i blerë për 50 mijë euro nga Vllaznia. Më 20 tetor të 2012, mbrojtësi debuton në Serinë B dhe që nga ai moment fiton vendimi e titullarit, të cilin nuk e lëshon për 34 takimet e radhës, ku përfshihen edhe katër takime në "play-off". Po 34 ndeshje në sezonin pasardhës kur Empoli luan në Serinë A, pa harruar edhe pesë prezenca në Kupë. Pas kalimit te Napoli, vazhdimësi­a nuk pritet të jetë e madhe për një të porsaardhu­r, por Hysaj tregon edhe një herë vlerat si një njeri i palodhshëm dhe punëtor dhe koleksiono­n 43 ndeshje në sezonin e parë, duke përfshirë këtu edhe disa ndeshje në Europë ku dallohet si një debutues i suksesshëm. Sezonin e kaluar, së bashku me Ligën e Kampioneve, Hysaj konfirmon vesin e vazhdimësi­së duke luajtur plot 45 ndeshje me

fanellën axurre të napolitanë­ve. Për të dhënë një ide të saktë të shifrave të frikshme të mbrojtësit shqiptar, mjafton të themi se në 131 Elseidi ka munguar në vetëm 9 prej tyre, një fakt i jashtëzako­nshëm ky, ku pa dyshim Mauricio Sarri ka një meritë specifike duke qenë se e ka përdorur në disa pozicione. Hysaj fillesat i ka në krahun e djathtë, por sensi i tij i përshtatje­s ka bërë që të konsideroh­et një xholi defensiv, aq sa

në sezonin aktual ka luajtur shpesh në të majtë për të zëvendësua­r të dëmtuarin Fauzi Gulam. Hysaj nuk përdoret rastësisht, por trajneri i tij e di se ka ndër duar një diamant 23-vjeçar, që mund të përpunohet ende shumë duke i rritur vlerat në fushë, sidomos në aspektin ofensiv dhe atë realizativ. "Hysaj, deri tani, ka koleksionu­ar vetëm 4 asiste te Napoli, por ende nuk ka provuar shijen e golit. Për ekspertët e sektorit,

mbrojtësi i kombëtares kuqezi ka ende marzhë të lartë përmirësim­i, sidomos pasi cilësohet nga ato lojtarë që nuk kryejnë vetëm detyrën, por sakrifikoh­en për të dhënë më shumë në çdo aspekt të një ndeshjeje futbollit. Siguria e tij është një garanci për të gjithë repartin dhe kjo është një tjetër vlerë e shtuar. Nëse e krahasojmë me lojën e shahut, Hysaj për Sarrin është një oficer ose kalorës besnik që nuk zhgënjen kurrë dhe që

në vitet e tij te napolitanë­t i ka munguar vetëm goli, që do të ishte i dytë në karrierën e tij italiane", shkruhet në revistën "Il mio Napoli", e cila i ka dedikuar kopertinën mbrojtësit shqiptar.

Për sa i përket profilit njerëzor, Hysaj përshkruhe­t si një djalosh me virtyte të larta, që nuk i mohon vetes kënaqësitë e moshës dhe ndonjë tatuazh. Megjithëse vetëm 23 vjeç, Elsi është martuar me Florencën, ish-"Miss Shqipëria" dhe së bashku kanë një djalë, Elisin. Familja e re ka zgjedhur të jetojë në zonën e Lago Patrias, për të qëndruar disi larg rrëmujës së një qyteti shumë të gjallëruar si Napoli dhe për të qenë afër Kastelvolt­urnos, qyteza stërvitore e djemve të Mauricio Sarrit.

Elsi ka preferuar të ketë pranë vendin e punës. Po po pikërisht punën, atë që kërkoi mes mijëra peripecish i ati, Gëzim muratori, kur zbarkoi në Itali. Fati deshi që të punonte në Empoli, ku Elseidi hodhi hapat e para dhe u zbulua si talent. Për mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjes, Elisi i detyrohet shumë vullnet të babait të tij natyror dhe atij futbollist­ik që nuk mund të jetë askush tjetër përveç Mauricio Sarrit, që jo vetëm i mësoi zanatin, por tani i garanton edhe vendin e sigurt të punës. Nëse Hysaj nuk do ishte punëtor i paepur, vështirë se do të arrinte majat, e aq më tepër vendin fiks, po po, pikërisht atë vend titullari, aq të vështirë për t'u ruajtur në futbollin e sotëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e revistës
“Il Mio Napoli”
Faksimile e revistës “Il Mio Napoli”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania