Panorama Sport (Albania)

Kapelo: Asnjë si Juvja, Milani me lojtarë mediokër

Për Interin: Ikardi është i vetmuar, i duhet Vidali

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

‘‘ Asnjë nuk është si Juventusi. Pjaniç? I vetmi që kujton Pirlon". Fabio Kapelos ky Juventus i pëlqen. Trajneri italian, aktualisht në krye të pankinës së Jiangsu Suning, grupit që ka në pronësi edhe Interin, ka shfrytëzua­r fundin e sezonit në Kinë për t'u kthyer në Itali, ku do të kalojë festat dhe rrjeti "Sky Sport" e ka pasur të ftuar për të analizuar javën e Serisë A, të parafundit për këtë vit 2017. JUVENTUSI

"Kur Juventusi është në fushë, të gjithë lojtarët janë gjithmonë në ndeshje. Është e vështirë që dikush prej tyre të mungojë në apel dhe është pikërisht kjo forca e kësaj skuadre. Te bardhezinj­të ka mbi të gjitha shumë lojtarë që të frymëzojnë dhe u japin shtysë dhe dëshirë për të luajtur e luftuar edhe të tjerëve që mund të jenë në vështirësi, apo atyre më pak të vendosur. Skuadrat e tjera mund të luajnë mirë duket edhe impenjimi që duan të vënë në fushë, por kurrsesi nuk kanë atë dëshirën për të fituar që nuk i mungon asnjëherë Juventusit. Në disa skuadra që kam stërvitur, e kam parë këtë vendosje edhe në ditë negative, madje nuk ka munguar të paktën grinta për të bërë mirë, ose të paktën për të bërë rezultat edhe nëse nuk luan mirë. Dhe në këtë aspekt, Juventusi është numri një, nuk ka asnjë si ata". Pas elozheve për bardhezinj­të, friulani ka dashur të veçojë një prej kampionëve të Juves, pas ndeshjes me Romën. "Kur ke në skuadër një si Pjaniç, bëhet gjithçka më e thjeshtë. Ai është nga ata futbollist­ë që kur kanë topin në këmbë, di të driblojë, di të lëvizë siç duhet... Ka një teknikë ekzemplare. Aktualisht është i vetmi që më kujton Andrea Pirlon. Për këtë arsye, Alegri e donte me çdo kusht te Juventusi, ndonëse dua gjithashtu të nënvizoj se Masimilian­o është mjeshtri i vërtetë i skuadrës. Duke parë vështirësi­të e fillimsezo­nit, ishte ai që e pasuroi edhe më shumë lojën e Pjaniçit duke i vënë përkrah dy mesfushorë energjikë, si Khedira e Matuidi dhe boshnjaku tani bën diferencën". MILANI

Sa shumë trofe të fituar në ngjyrat kuqezi, por momenti aktual e bën atë të vuajë, ndonëse jo të thotë hapur mendimin e tij, ndoshta duke dhënë edhe një këshillë të

drejtpërdr­ejtë. "Nuk duket më Milani që unë kujtoj, Milani i Berluskoni­t, - vazhdon Kapelo. - Kjo aktualja është një skuadër në kërkim të identiteti­t. Me ndryshimin e pronarëve ndryshoi edhe mentalitet­i. Kjo gjë i ndodhi edhe Interit vjet, por realisht është diçka

traumatike. Në këtë moment, kuqezinjve u mungon gjaku milanist... Gatuzo do t'ia dalë? Nëse klubi nuk të mbështet, është e kotë të vazhdojë. Mentalitet­i fitues, mentalitet­i milanist, nuk krijohet me 'burgosje' në grumbullim­e, por me veteranët që e dinë se çfarë është Milani. Merkato e dështuar e Jonghong Li? Në Kinë nuk e njohin. Ky zotëri nuk ndikon fare në skuadër. Thjesht ka hedhur parà, të cilat janë shpenzuar keq. Blenë 11 lojtarë, por një skuadër fituese nuk ndërtohet me futbollist­ë mediokër. Milani

ka qenë i ndërtuar gjithmonë me fenomenë, të cilët tani është vështirë t'i gjesh. Këtë e pagoi Montela... Nëse Milani kërkonte që të ringrihej duhet të blinte tre kampionë, jo 11 lojtarë gjysmakë". INTERI

Mendimi i fundit i Fabio Kapelos shkon për Interin: "Problemi i Interit në gjetjen e vazhdimësi­së lidhet me Ikardin. Ai është shpeshherë vetëm, i braktisur dhe i bllokuar. I vetmi që shihet disi më shpesh edhe një lojtar i dytë, tipi Perisiç. Ndërsa kur sheh Juventusin në kundërsulm, minimalish­t e bën me katër lojtarë dhe kjo është diferenca. Duhet merkato në janar? Sabatini është një mjeshtër në kryerjen e merkatos. Ai dhe Spaleti e dinë mirë se ekipi ka nevojë për një lojtar që ta mbështesë dhe të mbrojë nga pas Ikardin, një lojtar i tipit Arturo Vidal. Ai do të ishte zgjidhja".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania