Panorama Sport (Albania)

Teksti K.Panuçi, muzika A. Krasta, kënga: “Mos thuaj se Duka është njeri i mirë”

- Nga GËZIM SINEMATI

Futbolli ka gjetur mënyrën për t'u futur...

Futbolli ka gjetur mënyrën për t'u fu tur pa leje në festivalin e 56-të, madje ka shkuar edhe më larg se pretendimi i jurisë. Për njerëzit e topit nuk është fituese kënga "Mall", por një tjetër, tejet spontane dhe plotësisht befasuese. Hapet zarfi jonë dhe zbulohet sekreti: Teksti: Kristian Panuçi, Muzika: Adi Krasta dhe kënga fituese shpallet "Mos më thuaj se Armand Duka, presidenti i futbollit, është njeri i mirë...". Një "këngë" që u fut vjedhurazi në konkurrim, ashtu siç di të bëjë marifete vetëm futbolli ynë, edhe kur flet gjuhën e dytë... italishten kuqezi.

Si lindi "kënga" që vodhi Festivalin? Kur trajneri Panuçi, i ftuar në skenën e madhe të muzikës, është pyetur për efektet e Shqipërisë nga prezantues­i Adi Krasta, ai ka zbuluar se bukurinë më të madhe shqiptare, ndryshe nga të huajt e tjerë, që e gjenin te natyra apo në zakonet tona, e ka pikasur te zyrat e federatës, tamam-tamam te presidenti Armand Duka. Një shije italiane, jo krejt e panjohur, ngaqë na e kishte qerasur edhe De Biazi para se të ikte. Por, driblimi i shkathët i prezantues­it Adi Krasta me pyetjen që vlejti sa një gol, u prit me ovacione: "Mos më thuaj se presidenti Armand Duka është edhe njeri i mirë...".

Pas afro 16 vitesh në fron, mu në prag të "Festivalit të Futbollit", Asamblesë që po rrit lepurin më të madh të frikës deri në mars, presidenti Duka ka marrë një kartolinë plot helm nga një skenë, ku më shumë kishte shpresuar t'i këndohej për "bëmën heroike" të Europianit se sa të rrëzohej publikisht, madje edhe me tinguj muzike, nga froni i njeriut të mirë! Një trofe morali që nuk e mori e nuk e mori dot nga populli i tij "mosmirënjo­hës" i futbollit. Pale të kujtosh blasfeminë popullore ndaj presidenti­t, tamam në ditën më të dehur kuqezi, kthimin "pushtues" nga Armenia, kur u ngjit në skenë si magjistar, mu për ters, prapë pranë tempullit të muzikës, Pallatit të Kongreseve, kur ishte gati t'i thoshte popullit kuqezi se... unë iu solla Europianin, nga ju kërkoj vetëm zemrat dhe bekimin e... njeriut të mirë!

"Pas afro 16 vitesh në fron, mu në prag të ‘Festivalit të Futbollit’, Asamblesë që po rrit lepurin më të madh të frikës deri në mars, presidenti Duka ka marrë një kartolinë plot helm nga një skenë, ku më shumë kishte shpresuar t'i këndohej për ‘bëmën heroike’ të Europianit se sa të rrëzohej publikisht, madje edhe me tinguj muzike!"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania