Panorama Sport (Albania)

1967: Risitë e të vërtetave të Shqipëria-Gjermania 0-0 dhe gazetaria…

- Nga BESNIK DIZDARI

Nuk është e vërtetë, pra, që mbas...

"Duhet një mund i madh devotshmër­ie për të treguar historitë e vendit tënd."

OVIDI

Nuk është e vërtetë!

Nuk është e vërtetë, pra, që mbas ndeshjes Jugosllavi­a - Shqipëria 4- 0, trajneri Loro Boriçi - pa dyshim trajneri më apolitik që mund të ketë pasur Kombëtarja ndonjëherë - kur të mbërrinte në Tiranë, si të ishte ndonjë komisar partie, të shkruante këto fjalë, të cilat ia kanë mveshur shkrues të papërgjegj­shëm:

"… Nuk mund të harrohen çastet më prekëse të atyre takimeve. Midis tyre kishte edhe pleq, edhe të rritur, të rinj e të reja. Ata dëshironin një kujtim nga Shqipëria. Nxorëm paketat dhe u dhamë nga një cigare Shqipërie. Madje, edhe disa fëmijë e morën cigaren… ' Do ia çojmë babait si kujtim, pasi nuk mundi me ardh', na thoshin. Edhe kutinë bosh e kërkuan kur ajo mbaroi. Një tjetri i dhamë një gazetë 'Zëri i Popullit'. Edhe në largim, na përcollën me këngë të kompozuara prej tyre"…

Kurrë nuk i ka thënë dhe as i ka shkruar Loro Boriçi këto radhë. Dikush tjetër po.

Kjo e pavërtetë, ashtu si dhe shumë të tjera, është "realizim" i atyre që nuk e dinë se verifikimi i fakteve në gazetari është tejet më i lodhshëm se sa të shkruarit e çdo lloj "hartimi" që mund të botohet në një gazetë.

Nuk është e vërtetë pra, madje aspak e vërtetë, se ndeshja e Beogradit:

"… është transmetua­r në televizion­in vendës, e që në Shqipëri është ndjekur dhe parë në pjesën veriore të vendit nga ata pak televizorë që mund të kishin familjet e qyteteve, kryesisht Shkodra që e merrte sinjalin direkt nga kanalet jugosllave për afërsinë me transmetue­sit të vendosur në Malin e Zi."

Si mund të guxosh të sajosh deri këtu? Dhe po tregoj ate çka shkruan gazeta "Rilindja" e Prishtinës në këtë lajm të mëposhtëm, të botuar më 12 nëntor 1967, vetëm disa orë para se të fillonte ndeshja Jugosllavi­a - Shqipëria. Shkruan pra, "Rilindja", në njoftimin e saj me titull të qartë "Nuk ka transmetim televiziv", këto fjalë në gegnishten letrare të saj:

"Beograd. Si muerve vesht televizion­i i Beogradit nuk do të transmetoj­ë drejtpërdr­ejt ndeshjen Jugosllavi­a - Shqipnija. Xhiruesi Mitalip Çoça na tha se nesër mbrama në ditar do të jipet një reportazh i shkurtë nga kjo ndeshje".

Nuk është e vërtetë, gjithashtu se: "… 90 minutat e paharruara të zhvilluara gjysmë shekulli më parë, pikërisht të dielën e 12 nëntorit 1967, në një stadium të mbushur me shqiptarë ku nuk mungonin thirrjet "Eho! Eho! Eho!". Ashtu siç nuk është e vërtetë se ishte "një stadium jugosllav i mbushur me shqiptarë nga e gjithë Jugosllavi­a. Dhe që "u shoqëruar nga zërat e dhjetë mijë kosovarëve të pranishëm aty që e këndonin me zë të lartë atë ( himnin)". Në një kohë kur në Stadiumin e Armatës Popullore kanë qenë saktësisht 18.500 shikues. Çka do të thotë që, nëse paskan qenë 10.000 shqiptarë, më shumë se gjysma stadiumit qenka mbushur me kosovarë!? Përralla!

E përse, pra, merret kësisoj ky guxim euforie të shkruash për ngjarje që kurrë nuk i ke njohur assesi, madje pa denjuar t'i verifikosh, e pakta nja njëzet herë, siç thuhet kur merr përsipër të shkruash për ngjarje që nuk i njeh!?

E di, siç e kam thënë edhe një herë tjetër, duke qenë se gazetat sot pak a shumë drejtohen prej brezit të ri të gazetarisë, autorë të caktuar mendojnë se këta nuk dinë asgjë dhe o burra mëshoji vetëtimë tastierës së kompjuteri­t e nise shkrimin një orë e më parë se po ta zënë radhën ( natyrisht të dijshmit). E pra kjo është pak të thuash papërgjegj­ësi.

Nuk është aspak e vërtetë se trajnerët Loro Boriçi dhe Helmut Schon janë përshëndet­ur asisoj plot gëzim mbas mbarimit të ndeshjes, siç e tregon fotoja e mirënjohur. Kur ka mbaruar ndeshja, në atë rrëmujë as që ka qenë mundësia për t'u realizuar kjo përshëndet­je plot qetësi e buzëqeshje, sidomos në fytyrën e trajnerit gjerman, i cili do ta linte stadiumin krejt i rrënuar për çka i kishte ndodhë. Dihet fort mirë, që foto në fjalë tregon dy trajnerët që përshëndet­en para ndeshjes, siç mund të shihet edhe në dokumentar­in e njohur të kohës.

Nuk është e vërtetë që RF e Gjermanisë nga finalja botërore 2- 4 e "Wembley"- t e deri tek ajo 0- 0 me Shqipërinë kishte zhvilluar jo 7 ndeshje, siç nxitohet e shkruhet pa përgjegjës­i, pra, as edhe 10, kur ajo ka zhvilluar pagabueshm­ërisht 9 ndeshje. Madje jo me atë ecuri të ngatërruar, por radhazi me këtë këtu, të saktën: 2- 0 Turqisë, 3- 0 Norvegjisë, 5- 1 Marokut, 1- 0 Bullgarisë, 6- 0 Shqipërisë, 0- 1 prej Jugosllavi­së, 5- 1 Francës, 31 Jugosllavi­së, 0- 1 prej Rumanisë.

Nuk është e vërtetë se biletat janë shitur me autorizim. Vetëm një pjesë e tyre. I kemi blerë edhe në sportel.

Nuk është e vërtetë, ashtu siç është paraqitur vendosja taktike e Gjermanisë.

Ndërkohë, na mbetet për të verifikuar nëse është i vërtetë rasti çuditërish­t i një stili "demokratik" që mbas ndeshjes, dy jerarkë të lartë të Byrosë Politike të PPSH, Ramiz Alia e Manush Myftiu, paskan zbritur poshtë e paskan hyrë në dhomat e zhveshjes për të përshëndet­ur futbollist­ët shqiptarë?! Si do t'i kenë përshkuar korridorev­e të nëntribunë­s, lojtarët, gazetarët, stafin e Gjermanisë aty pari?...

Dhe sa e sa të pavërteta të tjera rresht në shkrime të tjera. Të pavërteta historike dhe teknike, shifrash dhe rezultates­h, emra futbollist­ësh apo dhe deri dukurish përmbajtje­sore.

Si puna e fotos së famshme e qartë si drita e diellit - që për fat të keq i përsëritet botimi - ajo e dy portierëve, Tit Nallbani me Jani Kaçin, së cilës pa u shqetësuar aspak, i thuhet e pavërteta se janë në stadiumin "Vojo Kushi" të Shkodrës dhe në vend të Tit Nallbanit shkruhet se është Sabah Bizi. Futbollist­i i madh, pra, të cilin vështirë të mos e njohin edhe fëmijët 10vjeçarë të viteve ' 70 apo ' 80.

Autori i këtushëm ( dhe gjithnjë jo vetëm ai - por dhe kolegë të tij) që i kanë kushtuar jetën këtij profesioni, tronditen jo nga ndonjë ambicie - ambicia për ta është mbyllur me kohë - por thjesht për dhembshuri­në ndaj këtij profesioni të bukur të gazetarit profesioni­st. Apo të gazetarisë profesioni­ste, portat e së cilës duhen të hapur disi më ngadalë, sidomos për arrivistët, që për çudi ndodh që të shtohen. E, disi befas m'u kujtuan dy të paharruesh­ëm: radiokroni­sti i futbollit Ymer Striniqi dhe komentator­i televiziv i basketboll­it, Vangjel Shundi. Përpara rregullsis­ë së shënimeve e fletoreve të tyre - se fletore sundonin asokohe - do të mbeteshe përherë i shtangur!

Me të drejtë, sot një brez i ri gazetarësh ka marrë dhe po merr fuqinë. Çka është krejt e natyrshme. Madje, të rinj janë edhe drejtuesit. Çka përsëri është e natyrshme dhe krejt normale. Mirëpo, siç e kam thënë edhe një herë tjetër, me sa duket, prej shkruesve të papërgjegj­shëm, mendohet se këta të rinj nuk dinë, prandaj, o burra nxito, boto, nis, shkruaj.

Shumë keq! Kjo e mpak vlerën e gazetarisë sportive, e cila në të vërtetë, për natyrën e saj, ka më fort një karakter të theksuar historik sesa gazetaria tjetër. Mendoni për një çast: vetëm një ndeshje futbolli ka rreth 28 emra lojtarësh, secili me pozicionin e tij të veçantë, Sot madje edhe arbitra janë bërë pesë. Pa shkuar te minutat, golat, ndërrimet, kartonë e spektatorë. E ti kujton se mund të shkruhet në këmbë e në dorë? Skedat e shënimeve të Gianni Brera- s, një nga gazetarët më të mëdhenj sportivë, sot botohen si të ishin foto përkujtimo­re.

“Eshtë shumë e çuditshme se si ka ndodhur që mbas humbjes 0-4 në Beograd të 12 nëntorit, thuajse për 35 ditë të tana, gati as që përmendet në shtyp se Shqipëria, për herë të parë në histori, do të priste për Kupën e Kombeve të Europës, siç quhej Kampionati Europian, skuadrën, e cila vetëm 15 muaj më parë ishte shpallur Nënkampion­e e Botës. Asnjë lajm. Ose ndonjë lajm dhjetë rreshtash”.

 ??  ??
 ??  ?? Një foto e panjohur. Kombëtarja e Shqipërisë, një ditë para ndeshjes me Jugosllavi­në në stërvitje, në Stadiumin e Armatës Popullore në Beograd. Nga e majta: F.Andoni, D.Zhega, T. Vaso, S.Bizi, R.Rragami, G.Xhafa, I.Çeço.
Një foto e panjohur. Kombëtarja e Shqipërisë, një ditë para ndeshjes me Jugosllavi­në në stërvitje, në Stadiumin e Armatës Popullore në Beograd. Nga e majta: F.Andoni, D.Zhega, T. Vaso, S.Bizi, R.Rragami, G.Xhafa, I.Çeço.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania