Panorama Sport (Albania)

Kampionati, jo si pasaportë, por si proces

- Nga YLLI AGA

Gara më e rëndësishm­e futbollist­ike në vend ka mbyllur llogaritë për vitin kalendarik 2017. Në mënyrë të çuditshme, pa i luajtur të gjitha ndeshjet e...

Gara

më e rëndësishm­e futbol listike në vend ka mbyllur llogaritë për vitin kalendarik 2017. Në mënyrë të çuditshme, pa i luajtur të gjitha ndeshjet e programuar­a dhe për këtë në FSHF, do të duhet të ketë një reflektim të fortë, pasi kalendari është një element i rëndësishë­m dhe duhet respektuar më shumë se tekat e klubeve konkurrues­e. Fillimi i kampionati­t më vonë se secili vend tjetër i kontinenti­t duhet konsiderua­r një argument i fortë për të mos ndodhur më, mbi të gjitha për të mos krijuar edhe një precedent se organizimi i dobët i disa klubeve do të mirëkuptoh­et nga "treni" i skuadrave të tjera që detyrohen të presin pafundësis­ht.

Megjithatë, kjo temë e tejkaluar e zhvendos vëmendjen te të tjera çështje që kanë qenë bashkëshoq­ëruese për vite me radhë të kampionati­t tonë. Dhe nga fillimet e tranzicion­it, dy elemente kanë qenë nga më problemati­ket, dhuna dhe trukimet. Për fat, për një ndërgjegjë­sim të aktorëve apo falë presionit edhe mediatik, në përfundim të 16 javëve, këto dy sëmundje të futbollit tonë nuk kanë qenë për asnjë moment kryefjalë e diskutimev­e të emisioneve të shumta sportive apo titujve të parë të gazetave dhe në të gjitha portalet. Në një analizë të ftohtë, gjithkush mund të bëjë një krahasim të thjeshtë mes këtij realiteti dhe të kaluarës së afërt dhe do të bindet për ta parë kampionati­n, jo si një pasaportë, ku secili klub konkurrues është strikt i detyruar për të respektuar rregulla dhe parime të garës, por si një proces, ku çdonjëri është në garë me veten, të kaluarën e tij dhe mbi të gjitha në sinkron me standardet. Dhe në këtë këndvështr­im, gjithsecil­i mund të dallojë lehtësisht përmirësim­et, por gjithashtu edhe të konstatojë diferencat që futbolli ynë dhe organizimi i tij ka me ligat dhe modelet më të mira të kontinenti­t. Gjithsesi, në këtë panoramë nuk kanë munguar edhe aludimet për fiksim të rezultatev­e sportive, siç ishte rasti i fitores së jashtëzako­nshme të Luftëtarit 5-0 ndaj Partizanit. Në fundin e saj, në vend që gjirokastr­itët të merrnin meritat për këtë sukses, gjithçka u mundua të zbehet nga dyshimet për një rezultat të trukuar. Dhe të gjitha këto pa asnjë bazë, pa asnjë të dhënë apo dëshmi. Ndërkohë që nëpërmjet një monitorimi të thjeshtë, siç konfirmohe­t edhe nga fotoja e mëposhtme, mund të kuptosh se kjo ndeshje nuk ka qenë e kuotuar "live" dhe në të gjitha kompanitë, që kanë pranuar si gjithmonë shuma modeste, zgjedhja ka qenë për fitoren e skuadrës së kuqe duke sjellë edhe ulje të koeficient­it nga 2.2 deri në 1.9. Sigurisht një e dhënë e tillë nuk përjashton mundësinë që të dalë ndonjë raport me të dhëna të reja, por deri në këtë moment, fitorja e bujshme e gjirokastr­itëve është 100% e pastër. Por në këtë moment duhet të ketë edhe një reflektim nga kritikët e përhershëm, të cilët duhet të ndalin "baltën" mbi një produkt ku investohen miliona euro dhe të evitojnë opinionet pas ndeshjeve të tilla, sipas modelit "këtu ose ka naftë, ose ka grup armiqësor", që nënkupton se jo pas çdo rezultati befasues duhet të ketë pas një histori bastesh ose tradhtie. Sepse është vetë futbolli që na ka mësuar me të tilla surpriza. Përndryshe, çfarë do të mendonim kur Barcelona mund 5-0 Real Madridin, Man Junajtid 8-2 Arsenalin, Gjermania 7-1 Brazilin. Apo pse kur Luftëtari i shënonte 5 gola në kryeqytet Partizanit më shumë se tre dekada më parë ishte gjithçka e pastër dhe tani duhet të ketë patjetër një histori bastesh? Dhe në këtë moment është e rastit të rikthejmë në piedestali­n e nderit Luftëtarin dhe trajnerin Hasan Lika për një nga ndeshjet më të bukura të historisë së këtij klubi, për profilin sugjestion­ues të disa futbollist­ëve, për golin e Abazajt që më siguri do të flitet edhe pas disa dekadash dhe për triumfin e një modeli sportiv të udhëhequr nga një njeri i vetëm, që arrin të mposhtë me punën dhe zgjedhjet tij një "ekip me drejtorë" te rivalët e kuq. Përzgjedhj­a, seleksioni­mi dhe marrja në pronësi e futbollist­ëve si Bregu, Abazaj apo Rroca është treguesi më i mirë i rrugëtimit që duhet të ndjekin shumica e klubeve tona, për të pasur sukses sportiv dhe bilance financiare pozitive. Kampionati ynë ka ende shumë elementë që na mbajnë larg modeleve më të mira, por për shumicën prej tyre, fajin nuk duhet ta kërkojmë vetëm te futbolli, por tek ambienti aspak miqësor që e rrethon atë. Gjithsesi, nëse do të ketë vullnet për të ndjekur procesin për të korrigjuar çdo problemati­kë, futbolli ynë do të vijojë rrugën për t'u përmirësua­r, për të qenë konkurrues dhe pse jo edhe më shumë fitues në arenën ndërkombët­are.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania