Panorama Sport (Albania)

Krizë te Vllaznia, 3 muaj pa rroga

ikthehen vonesat e pagave te kuqeblutë, llogaritë e bllokuara kanë vendosur në siklet bashkinë

- ADMIR URUÇI

Rikthehet çështja e rrogave te Vllaznia. Në vitet e fundit, vonesat në pagesat e lojtarëve dhe stafit teknik janë bërë të modës në Shkodër, edhe pse nga bashkia reklamojnë gjithnjë se klubi kuqeblu është më korrekti...

Rikthehet çështja e rrogave te Vllaznia. Në vitet e fundit, vonesat në pagesat e lojtarëve dhe stafit teknik janë bërë të modës në Shkodër, edhe pse nga bashkia reklamojnë gjithnjë se klubi kuqeblu është më korrekti sa i përket rrogave. Megjithatë, nga burime jozyrtare në klub, "Panorama Sport" mëson se lojtarët aktualë janë futur në muajin e tretë që nuk paguhen. Një gjë e tillë kurrsesi nuk mund të thuhet për të justifikua­r pjesën e parë të sezonit, por gjithsesi lojtarët kanë disa muaj pa marrë rrogat. Lojtarët e Vllaznisë kanë pa marrë rrogat e 3 muajve të fundit. E gjithë kjo mësohet se ndodh për të vetmin shkak: llogaritë e klubit janë të bllokuara. Nga burime në ekip mësohet se vetë lojtarët ua kanë bërë të qartë drejtuesve se presin që të paktën të marrin një rrogë para Vitit të Ri, edhe pse gjasat që të ndodhë një gjë e tillë janë të pakta. Në këtë situatë, kur nuk paguan dot në kohë lojtarët, si mund të pretendohe­t për merkato në janar. Trajneri Ernest Gjoka është shprehur vazhdimish­t se ka marrë garanci nga kryebashki­akja Voltana Ademi. Mirëpo, fakti që Vllaznia e ka të domosdoshm­e ndërhyrjen në merkato, duhet të shqetësojë shumë drejtuesit e klubit. Këta të fundit janë shfaqur optimistë, si për pagesat e prapambetu­ra

të lojtarëve dhe stafit, po ashtu edhe për merkaton e dimrit. Vonesat në pagesa në klubin shkodran kanë qenë evidente edhe në sezonet e shkuara, por gjithsesi, në fund, bashkia është treguar korrekte në respektimi­n e kontratave, duke shlyer

futbollist­ët.

HESHTJA

"Panorama Sport" u mundua të merrte dje një reagim zyrtar në klub për çështjen e rrogave, por administra­tori Astrit Gjyrezi nuk pranoi të fliste. I pyetur për të vërtetën e kësaj situate, që në fakt ka kohë që

qarkullon në ambientet e klubit mes lojtarëve, Gjyrezi nuk ktheu një përgjigje, duke lënë të kuptohet se është fakt vonesa prej tre muajve e rrogave. Frika më e madhe tashmë është vazhdimësi­a dhe se si do të operojë klubi në merkato, në një kohë që Gjoka kërkon përforcime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania