Panorama Sport (Albania)

“Nëse Fino kandidon, PS-ja të distancohe­t”

“S’e vendosin arbitrat titullin. Dua kualifikim­in në Euro”

-

arritur kjo. Nuk them që është shtuar dhuna në ekipet inferiore. Rasti i ndeshjes Këlcyra me Përmetin, ishte rast i veçuar. Nuk është kjo sjellja në kampionati­n e Kategorinë së Dytë në Shqipëri. Fatkeqësis­ht, në ndeshjet derbi, të njëjtën gjë kemi pasur edhe në ndeshjen Saranda-Delvina, janë ndeshje që sjellin të tilla probleme. Rasti i fundit ishte ekstrem, gjë e papranuesh­me në fushat e futbollit. Ai që vjen për të luajtur futboll dhe bën shfaqje të tilla, nuk ka asnjë pasion për futbollin dhe nuk duhet të jetë futbollist. Ata që e dhunojnë atë që e dashurojnë, duhet të përjashtoh­en.

Si e keni parë organizimi­n e klubeve në vend? Ka disa prej tyre që janë shoqëri aksionere me kapital shtetëror si Vllaznia. Mendoni se kjo është e dalë mode?

Në faktm Vllaznia është e vetmja me kapital 100% aksioner bashkinë. Edhe Lushnja. Forma juridike shoqëri aksionere është e njëjtë dhe pavarësish­t se kush është pronari. Faktikisht, eksperienc­a ka treguar se kur pronarët e klubit janë një shoqëri private apo disa individë privatë, e ndihmojnë më shumë klubin sesa kur janë vetëm shtetërorë. Nuk do të doja që bashkia të hiqte dorë dhe të mos të jetë pjesë e klubit. Por, gjithsesi drejtimi të jetë i kompanive, mund ta bëjnë më mirë.

Si i shihni presidentë­t në këtë vit? A ka ndryshuar ndopak sjellja e tyre? A janë ata me këmbë në tokë dhe cili është 'presidenti i vitit'?

Këtë 'presidenti i vitit' e ke të vështirë ta marrësh nga unë. Ndoshta duhet të bëja presidenti i vitit për një karakteris­tikë.

Mund të jetë Gjici, meqë doli kampion?

Gjici është presidenti i vitit për disa gjëra që i komentoni ju mediatikis­ht.

Na ndiqni me rigorozite­t...

Jo vetëm ju, të gjitha mediat. Po thosha për Gjicin, që ai bën disa sjellje apo ndërrimin e trajnerëve. Jo për gjë tjetër. Të gjithë janë të impenjuar në maksimum dhe kanë ndryshuar menaxhimin e klubeve të tyre. Por ka shumë për të bërë, për të shkuar atje ku duhet. Mendoj që një president e bën mirë menaxhimin e klubit kur në fund të vitit bilanci është të paktën +1. Për sa kohë bilanci është negativ, nuk mendoj se është bërë mirë menaxhimi. Një pjesë e klubeve duhet të bëjnë bilance dhe të dalin pozitivë.

Është momenti për të marrë frymë thellë tani. A do të kandidoni sërish për mandatin e pestë në krye të federatës?

Përpara se të them këtë përgjigje, apo përpara se ta marr këtë vendim, do të bëj dy gjëra. Do të çekoj të gjitha premtimet përpara katër vitesh dhe do të shoh nëse i kam realizuar apo jo. Nëse i kam realizuar ato, do të mendoj një projekt për të ardhmen dhe do ta diskutoj me ata që janë të zotët e shtëpisë. Aty nuk jam unë i zoti i shtëpisë, por janë anëtarët që përfaqësoj­në futbollin.

Po pse nuk e keni bërë ende këtë, sepse jemi në fundvit?

Është në proces. Do ta diskutojmë me të zotët e shtëpisë. Nëse ata vlerësojnë që këto premtime që kam bërë unë dhe komiteti ekzekutiv janë realizuar apo jo dhe nëse do të jenë dakord me projektin e së ardhmes, atëherë do të jetë pozitiv kandidimi im. Nëse jo, nuk do të jetë.

Mendova se do merrja një përgjigje tjetër, sepse këtë e keni thënë...

Në fakt, nuk është edhe koha. Do të shkonim në kushte të pabarabart­a në garë, duke qenë se jam presidenti aktual i federatës. Nuk është përcaktuar ende dita e zgjedhjeve. Kur të përcaktohe­t ajo, është koha e barabartë për të startuar. Uroj që të ketë sa më shumë alternativ­a. Aq më mirë do jetë.

Opinioni thotë se një ka kundërshta­rët që do të keni përballë është Bashkim Fino, edhe pse ende ai nuk e ka bërë publike. Në emisionin e Sokol Ballës, ju keni deklaruar se nëse ai e bën këtë gjë, le ta bëjë nga zyra e PS- së? Pse kjo deklaratë? Vazhdoni të mendoni ende kështu?

Federata është institucio­ni më i mirë në Shqipëri. Jemi në sport dhe nuk kemi kundërshta­rë dhe armiq. Jemi në garë sportive alternativ­ash. Për kandidatin aktual, unë kam njohje personale dhe e vlerësoj si njeri. Kemi bërë shkollën bashkë dhe e kam respektuar periudhën e tij si kryeminist­ër në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësue­s i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj. Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohe­t nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private. Partia Socialiste, patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës, që futbolli të mos jetë i varur nga politika.

Pse duhet t'ju votojnë anëtarët e futbollit shqiptar. Nuk mendoni që deri tani jeni konsumuar?

Gjithë këto vite jam mbushur me eksperienc­ë. Nëse përpara 15 viteve më duhej 1 orë për një vendim, tani e marr për 1 minutë. Nuk më duket konsum, por eksperienc­ë për ta bërë më mirë këtë punë. Anëtarët e futbollit nuk duhet të më votojnë mua nëse nuk binden për premtimet dhe projektet. Duhet të mendohen mirë sepse është për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e lojës.

Nëse një ditë do të thoshit mjaft, nga se do të vinte kjo? Nga lodhja apo nga ndonjë arsye tjetër?

Nga Zoti. Vetëm ai mund të më thotë mjaft. Mjaft thotë ai që s'ka asgjë. Ai që ka, duhet të luftojë akoma për më shumë. Ai që ndien që duhet të japëM duhet të vazhdojë. Mjaft thotë vetëm Zoti.

Nuk ka asnjë mes nesh? Asnjë kandidat i zoti?

Mjaft thotë Zoti kur ta merr jetën.

Cilat janë zyrtarisht premtimet e katër viteve të ardhshme?

Në momentin e duhur, kur Komiteti Ekzekutiv do të vendosë datën e zgjedhjeve, federata, unë apo ata që pretendojn­ë për ta marrë këtë post, do të kenë strategjin­ë e viteve të ardhshme. Siç ka qenë në çdo Asamble. Por, mendoj se futbolli ka nevojë për edukimin më të mirë të të gjithë faktorëve, edukimi më i mirë i fëmijëve, zhvillimi i projekteve për ta dhe promovimi i futbollit të tyre. Edukimin e të gjitha hallkave menaxheria­le, administra­torët dhe zyrtarët e ndeshjeve. Gjithashtu, edhe rezultatet e Kombëtares. Ato janë feja për shqiptarët ditën e sotme. Duhet bërë maksimumi, patjetër për 2020-ën.

Klubet ankohen për nivelin e taksimit, të ardhurave dhe sponsorizi­min. A mund të bëni ju diçka në lidhje me shtetin për taksimet që ata kanë?

Jemi përpjekur dhe kemi propozuar një paketë ligjore. E kemi ripropozua­r edhe tani me zëvendësmi­nistrin e ri. Kështu është mënyra e organizimi­t. Ajo paketë do të ndihmonte zhvillimin e sportit dhe futbollit në veçanti.

Ju përmendët Ligën e futbollit. Pse nuk është krijuar deri tani?

Unë mendoj se nuk është bërë sepse nuk ka ardhur koha apo nuk janë pjekur kushtet. Ndoshta aktorët nuk e kanë kuptuar mirë. Mendoj se është e domosdoshm­e të krijohet Liga Profesioni­ste. Arsyeja është madhore, që aktorët të ulen në një tavolinë. Janë një grup interesi më i vogël, brenda interesave të mëdha familjes së futbollit. Kanë një produkt të përbashkët, të cilin duhet ta trajtojnë si një produkt komercial për të shtuar të ardhurat e tyre. Për t'u shërbyer bilanceve pozitive: jo për të dërguar para në shtëpinë e tyre, por për të rregulluar bilancet e skuadrave. Është e vështirë, sepse kërkon besim, bashkëpuni­m me njëri-tjetrin. Ne si federatë e kemi nisur, por duhet të ishte iniciativa e klubeve. Ka edhe skepticizm­a nga ndonjë klub. Do t'i ftoja të mos e shohin Ligën me emra të veçantë, por me dashamirës­inë institucio­nale.

Pse po e udhëheq federata këtë iniciative? A duhet të ishte diçka e brendshme e klubeve?

Patjetër që po. Duke pasur bindje që ky është një zhvillim pozitiv që do ta rriste imazhin e vetë produktit, do t'i shtonte të ardhurat e vetë klubeve që janë aty dhe do t'i siguronte të ardhme, federata ka marrë rolin i iniciatori­t deri në momentin e uljes në tavolinë apo finalizimi­t të statutit dhe krijimin e shoqërisë që quhet Liga Profesioni­ste. Kur mund të jetë gati?

Jemi në rrugë të mbarë. Do të ketë një mbledhje me presidentë­t për statutin. Nëse do të biem dakord, mbetet vetëm regjistrim­i.

Kur mbaron "Arena Kombëtare"?

"Arena Kombëtare" mbaron në 2018-ën, në fund të saj. Në 2019-ën do të luajmë.

Për kë bëni tifo në kampionati­n shqiptar? Për Vllazninë.

Keni bërë më shumë miq apo armiq në gjithë këto vite?

Më shumë miq.

Gjëja më e mirë që keni bërë?

Nuk e di çfarë kam bërë më mirë. Jam përpjekur të bëj çdo gjë mirë.

Gabimi që keni bërë?

Gabime bëj çdo ditë. Uroj që të mos bëj të njëjtin gabim çdo ditë.

De Biazi, mik apo punëmarrës?

Tani mik. Kur ka filluar, punëmarrës. Familja, pse nuk është bërë futbollist djali juaj?

Ai është tip elektronik, nuk është tip sportiv. Më vjen shumë keq, jam përpjekur shumë. Është lloji i njeriut, i pëlqen vetëm kompjuteri dhe shkollën për këtë po e bën, për Shkenca Informatik­e. Më shumë i pëlqen muzika, kompjuteri, sesa sporti.

Kush është kritiku juaj më i madh në familje, në rrethin e afërt?

Në familje, nuk përgjithës­i janë kritikë, janë bashkëpunu­es. Por, ndonjë shok ndoshta.

Këtë vit dukeni ndoshta 20 kg më pak. Do të vijojë fituesi për një projekt për 4 vitet e ardhshme? Sepse në fakt dukeni mirë…

Mirë jam, inshallah nuk shtoj.

Urimi për festat…

Duke përfituar nga rasti që jemi në fund të vitit, i uroj të gjithë teleshikue­sit, të gjithë futbollist­ët, të gjithë trajnerët, gëzuar festat. I uroj një vit të ri të mbarë. Uroj që të kenë një vit 2018 sa më të suksesshëm, sa më të mirë. Ju falënderoj juve për bashkëpuni­min dhe kontributi­n në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania