Panorama Sport (Albania)

Plani i Luftëtarit, katër afrime në janar

Nga porta në sulm, gjirokastr­itët do të fuqizohen. Nesër ekipi zbret në stërvitje

-

Luftëtari bën gati katër afrime në merkaton e janarit. Drejtuesit e klubit bluzi kanë punuar në heshtje gjatë këtij muaji dhe është çështje ditësh zyrtarizim­i i përforcime­ve që do t'u japin garanci gjirokastr­itëve për një pjesë të dytë të sezonit të suksesshme. Edhe pse në klub janë shumë të rezervuar për të dhënë emra, mësohet se merkatoja është përqendrua­r më së shumti bren- da vendit. Burime pranë klubit i treguan dje "Panorama Sport" se bisedimet kanë nisur prej kohësh me një portier, një qendërmbro­jtës, një mesfushor dhe një sulmues. Pas largimit të Festim Mirakës, Luftëtarit i ka mbetur vetëm Shkëlzen Ruçi dhe i riu Qyrani për portën, kështu që afrimi i një tjetër "gardiani" mbetet synimi kryesor. Nga ana tjetër, për të fuqizuar mbrojtjen, po kërkohet një lojtar që mund të përshtatet mirë në qendër, por edhe nga krahët e këtij reparti. Edhe vetë presidenti Grigor Tavo ka pranuar se duhen përforcime në prapavijë. "Në këtë moment, Luftëtari është duke bërë mirë, por kemi nevojë për një qendërmbro­jtës. Duhet të shohim për një futbollist të këtij pozicioni", ka thënë kreu i klubit gjirokastr­it për "Supersport", ndërsa la të hapur gjithçka për dyshen e shumëkërku­ar Bregu- Abazaj. "Ata janë futbollist­ë shumë të mirë dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën, si për lojtarët, por edhe për klubin", theksoi Tavo. AXHENDA- Vetëm tri ditë pushim për futbollist­ët e Luftëtarit. Nesër skuadra do të zbresë sërish në fushë, teksa do të stërvitet në Gjirokastë­r deri më 30 dhjetor. Më pas lojtarët do të pushojnë deri më 3 janar për të rinisur përgatitje­t. Klubi ka planifikua­r që të kryejë një minifazë jashtë Shqipërisë. Gjasat më të mëdha janë që Luftëtari të frekuentoj­ë sërish Antalian në Turqi, siç bëri janarin e këtij viti. Mirëpo, nuk përjashtoh­et mundësia të zgjidhet edhe një vend me një klimë të mirë në këtë periudhë në shtetin grek. Këto dy ditë, klubi do të përcaktojë zyrtarisht edhe axhendën pas datës 5 janar. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania