Panorama Sport (Albania)

Privatizim­i i klubit, asnjë shans brenda këtij sezoni

-

Situata e Vllaznisë është tejet e vështirë. Klubi mbyll pjesën e parë sezonit në vendin e parafundit në renditje, një pozicion që do të thotë rënie nga kategoria. Mirëpo, në Shkodër askush s'e beson që të ndodhë një gjë e tillë, edhe pse në kampionati­n e kaluar, vetëm në 90 minutat e fundit, u vendos fati i skuadrës. Gjithsesi, specialist­ët e futbollit, tifozët dhe pa anashkalua­r këtu drejtuesit, kanë shpresën e shpëtimit vetëm në një drejtim: pikërisht te privatizim­i i klubit. Opinioni sportiv ka komentuar këto ditë deklaratën e ish-presidenti­t të Vllaznisë, Valter Fushaj. Gatishmëri­a e tij për të qenë aksionieri kryesor i këtij klubi, duke kërkuar 51 deri në 75 për qind të aksioneve, është pritur me shumë entuziazëm. Madje, rikthimi i Fushajt në krye të klubit, jo vetëm që shikohet si bark shpëtimi për këtë sezon, por edhe për të parë Vllazninë në elitën e futbollit shqiptar në vitet e ardhshme. Mirëpo, ajo që mësohet është se, rikthimi i Fushajt në krye të këtij klubi mund të mos ndodhë ashtu siç të gjithë dëshirojnë në fillim të këtij viti. Burime të "Panorama Sport" në bashki, tregojnë se privatizim­i i klubi nuk pritet që të ndodhë përpara muajit qershor 2018, që përkon me fundin e sezonit aktual.

SITUATA

Puna për privatizim­in ende nuk ka nisur me vlerësimin e aksioneve dhe aseteve të klubit. Në muajin janar pritet që të fillojë puna për vlerësimin e aseteve, situatës financiare e po ashtu edhe vlerësimin e stemës së klubit. Një punë që do të ketë kohëzgjatj­en e vet, ndërsa më pas do të jenë një sërë proceduras­h që do të kalojnë në disa hallka në Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe në Ministrinë e Ekonomisë. Pra, janë disa gjëra që kërkojnë kohë për të bërë gati hedhjen në treg të aksioneve të klubit. Kësisoj, privatizim­i i klubit mund të ndodhë vetëm pas përfundimi­t të këtij sezoni. Drejtuesve aktual të klubit i del për detyrë që të bëjnë të pamundurën që të mbajnë skuadrën në Kategorinë Superiore, në mënyrë që problemet të mos thellohen në klub. A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania