Panorama Sport (Albania)

Pa sponsor dhe infrastruk­turë, Lushnja po “prish” edhe fushën

Stadiumi drejt degradimit, klubi nuk zgjidh dot %ështjen e stërvitjes

-

Futbolli lushnjar vijon të mbetet një "gropë e zezë" për Bashkinë e Lushnjës. 400 milionë lekë (të vjetra) të miratuara si "pa të keq", nga Këshilli Bashkiak, që është njëherësh asambleja e "KF Lushnja 1930" sh.a., nuk është asgjë tjetër veçse një subvencion­im për klubin dhe shpenzim për aktiviteti­n futbollist­ik. Mungesa e trajtesës si nevojë e një diskutimi publik rreth perceptimi­t qytetar dhe trajtimit ligjor për një shpenzim që e ka burimin nga taksapague­sit lushnjarë, në kushtet e vuajtjes së mungesës së një sponsori, po trajtohet një temë "tabu"! Sikur të mos mjaftojë kjo, futbollit verdhëjesh­il i mungojnë edhe investimet. Mungesa e një fushë stërvitore në kushte normale po bën "xhiron e botës". Mirëkuptim­i i shqetësimi­t të qytetarit sportiv lushnjar gjen tjetërsimi­n e mesazhit. FSHF-ja dhe Bashkia e Lushnjës, që heshtin në kushtet kur zhvillimi i seancave të përditshme stërvitore në fushën

e stadiumit "Roza Haxhiu", po shkatërroj­në një fushë të re, investimin e tyre të përbashkët. Gjysma e impiantit lushnjar e palicencua­r sa vjen dhe shkatërroh­et përditë. Mungesën e gatishmëri­së mbarëshoqë­rore për të folur hapur për një dukuri-plagë, që komplekset e fryjnë dhe indiferenc­a e mahis përditë e më shumë. Një asamble që ngre dhe ul kartonin dhe një tifozërie që nuk vjen fare në stadium. Një pjesë e vogël që vjen në stadium në mënyrë automatike apo që qëndron prapa gardhit. Burime konfidenci­ale nga Bashkia e Lushnjës thanë për "Panorama Sport" se, shoqëria që ka

marrë përsipër komunikimi­n financiar të publikut lushnjar me stadiumin "Roza Haxhiu", paguhet me 1 milion e 400 mijë lekë (të vjetër) për çdo ndeshje. Në kushtet kur Bashkia heq dorë nga vetëvendos­ja e hyrjes falas, "klienti" merr autoriteti­n kundrejt pagesës dhe stadium rri bosh. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania