Panorama Sport (Albania)

Çudia e Kukësit, do 4 miqësore në 11 ditë por s'ka...trajner

Ndeshja e parë do të luhet ndaj turqve të Kayserispo­rit

-

Kukësi ka vendosur të zhvendoset në tokën turke për të kryer fazën përgatitor­e, ku do të qëndrojë për 11 ditë duke nisur nga data 5 janar dhe deri më datën 11. Gjatë kësaj periudhe, kampionët kanë kërkuar që të luajnë katër ndeshje miqësore ndaj kundërshta­rëve të ndryshëm. Edhe pse do të jetë një periudhë e shkurtër dhe ngarkesa e madhe, drejtuesit e klubit nuk kanë ndryshuar axhendën e tyre. Dhe në fakt, miqësorja e parë është zyrtarizua­r, e cila do të luhet tri ditë pasi skuadra të mbërrijë në "Kremiln Palace", ku edhe do të

akomodohet përgjatë qëndrimit të saj. Verilindor­ët, në datën 8 janar, do të luajnë takimin e parë ndaj ekipit të Kayserispo­rit, kurse kundërshta­rët e tjerë ende nuk janë përcaktuar.

TRAJNERI - Mund të duket i çuditshëm fakti që axhenda e

skuadrës së Kukësit nuk ka ndryshuar ashtu siç ka ndodhur edhe me trajnerin Milinkoviç. Ka qenë ky i fundit që kishte hartuar procesin stërvitor dhe atë të miqësoreve në tokën turke duke qenë se e njihte mjaft mirë ekipin dhe e dinte se ku kishte nevojë për

përforcime. Por, trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës mund të mos ketë të njëjtin plan sa i takon ndeshjeve miqësore, pasi do t'i duhet kohë që t'u japë lojtarëve idetë e tij për lojën dhe të njohë aftësitë e çdo futbollist­i që ka në dispozicio­n. Megjithatë, axhenda mësohet se është caktuar dhe pritet vetëm zyrtarizmi i rivalëve që do të luajnë me Kuksianët. Duke parë nisjen e shpejtë të skuadrës për në Turqi, presidenti Gjici duhet që të vendosë sa më shpejt emrin e teknikut që do të drejtojë skuadrën, i cili du- het të nisë nga puna me kontingjen­tin aktual si dhe të përcaktojë objektivat e merkatos së ekipit të tij. Trajneri i ri do të ketë një periudhë më pak se 20 ditë për të stërvitur ekipin, pasi në datën 20 janar starton edhe pjesa e dytë e kampionati­t. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania