Panorama Sport (Albania)

Kamza në alarm, merkato urgjente në mbrojtje

-

Kamza nuk e ka mbyllur në mënyrën më të mirë këtë vit kalendarik, pasi në tri javët e fundit ka pësuar humbje në Kategorinë Superiore duke rrëshqitur në gjysmën e dytë të klasifikim­it. Megjithatë, pikët e grumbullua­ra në start kanë bërë që ekipi i drejtuar nga trajneri Ndreu të jetë i qetë në përgatitje­t dimërore në pritje për t'u rikthyer sërish te rezultatet pozitive me rifillimin e kampionati­t. Por, ajo që shqetëson më shumë drejtuesit kamzali në këto momente janë largimet e dy prej futbollist­ëve që kanë mbajtur peshë në repartin e mbrojtjes. Ivan Fushtar dhe Mërgim Neziri nuk do të rikthehen më në skuadrën e Ndreut, pasi i pari do t'i bashkohet Partizanit që e ka kërkuar me ngulm. Në një situatë të tillë, klubi është futur në merkato për të siguruar futbollist­ë cilësorë në prapavijë, por alternativ­at janë të pakta. Trajneri Ndreu, në bashkëpuni­m me drejtuesit, mësohet se po sheh disa alternativ­a jashtë vendit, por nuk përjashtoh­et edhe mundësia e ndonjë afrimi nga Kategoria e Parë, ku ka elementë cilësorë dhe shumë prej klubeve të Superiores po hedhin sytë aty. Për momentin nuk ka asnjë emër konkret në këtë drejtim. Stafi teknik po mendon gjithashtu edhe për fazën përgatitor­e dhe, sipas të gjitha gjasave, ajo do të zhvillohet në kryeqytet. Kamzalinjt­ë do të ruajnë grupin e futbollist­ëve me objektivin e vetëm që të sigurojnë qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Nëse ruajnë ritmin e gjysmës së parë të kampionati­t, gjasat që një objektiv i tillë të realizohet janë të mëdha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania