Panorama Sport (Albania)

Olsi Rama: Nuk heqim dorë nga titulli kampion

Drejtori shpalos planet e merkatos dhe tregon situatën e dy sulmuesve

-

Në përfundim të 16 javëve të para të kampionati­t, Partizani ndodhet 13 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Skënderbeu. Titulli kampion duket një mision i pamundur në këtë sezon. Por, në një prononcim të fundit për "Supersport", Drejtori i Përgjithsh­ëm i të kuqve, Olsi Rama, pohoi se "demat" nuk heqin dorë nga ky objektiv për sa kohë i lejon matematika. Gjithashtu, ai preku edhe disa tema të tjera, që kanë lidhje me Partizanin, si çështjet e Çanit dhe Sukaj, merkatoja e janarit. Fillimisht, drejtori i të kuqve e nisi prononcimi­n e tij në lidhje me fitoren e fundit ndaj Vllaznisë. "E kemi mbyllur vitin me një fitore të rëndësishm­e ndaj Vllaznisë. Kjo ishte një fitore e bukur, pasi erdhi me një lojë të mirë nga ana e Partizanit, sidomos në pjesën e dytë të takimit. Tashmë do ta nisim vitin e ardhshëm me një atmosferë pozitive dhe do të shohim të ndërhyjmë atje ku ekipi ka nevojë", u shpreh Olsi Rama. MERKATO- "Merkato është një kampionat brenda kampionati­t. Ajo mbart brenda intrigën e tifozëve dhe interesin e sportdashë­sve. Deri tani kemi sjellë dy futbollist­ë në ekip, por do të afrohen lojtarë të tjerë në varësi të nevojës që ka ekipi. Ajo që dua të them është se merkato e janarit është ndryshe nga ajo e verës." ÇËSHTJA ÇANI- "Edgar Çani është ende një lojtar i Partizanit. Ne e kemi pritur deri tani pasi nuk ka pasur gjendjen shëndetëso­re në nivelin e duhur. Mjeku i ka garantuar futbollist­it se me një ndërhyrje në gju, mund të rikthehet brenda 1 muaji në 100% e tij. Edgari do të na shërbente për pjesën e mbetur të kampionati­t." XHEVAHIR SUKAJ- "Sukaj ka marrë leje nga ekipi dhe të gjitha këto që po përfliten për të, janë vetëm fjalë. Unë kam shumë besim te Sukaj si njeri, por do të shohim se çfarë do të bëhet për të ardhmen e tij." OBJEKTIVAT SEZONALË- "Derisa matematika të na detyrojë të heqim dorë, objektivat janë aty. Dëshira jonë është që këto objektiva t'i realizojmë me një lojë të bukur", përfundoi Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania