Panorama Sport (Albania)

Partizani, lojtarët janë në ankth

“Vazhdojmë seleksioni­min. Ata që gabojnë vazhdimish­t, i kemi parë dhe evidentuar tashmë”

- ILIR CARA

Pas fitores me Vllazn inë, futbollist­ët e Par tizanit kanë përfituar një pushim gati dyjavor. Lojtarët janë larguar drejt familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit, por, gjithsesi, ata mbeten me sy e veshë nga klubi. Është folur se ditët e fundit të 2017-ës janë vendimtare për të ardhmen e disa lojtarëve, pasi priten spastrime nga radhët e skuadrës. Ndonëse ditë më parë, drejtori Rama tha se nuk do të largohet asnjë senator, por pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport", trajneri Sulejman Starova pohoi se janë pikasur lojtarët që kanë zhgënjyer dhe që mund të mos jenë më pjesë e skuadrës. "Pjesa e dobët? Do të vazhdojmë seleksioni­min që nuk ka të bëjë thjesht me anën cilësore, por me kompleksit­etin e futbollist­it, i cili duhet të jetë i aftë që të përballojë dy situatat e lojës, si në aspektin sulmues dhe atë mbrojtës. Lojtarët që gabojnë vazhdimish­t, ne i kemi parë dhe evidentuar tashmë. Ndaj po bëjmë përpjekjet tona si klub që ta pasurojmë përbërjen e skuadrës. Po flas pa emra, pasi nuk kemi pse i përmendim ato", u shpreh Starova pas fitores me Vllazninë. Pasiguria për të ardhmen i ka pushtuar futbollist­ët e Partizanit jo vetëm pas kësaj deklarate të fundit të trajnerit, por disa ditë më parë. Pas humbjes turpëruese, 5-0, në Gjirokastë­r, trajneri Starova

dha dorëheqjen, e cila zgjati vetëm 24 orë, pasi nuk u pranua nga presidenti Demi dhe bashkëpunë­torët e tij. Pas konfirmimi­t në krye të ekipit, mësohet se drejtuesit i vunë edhe një mision të ri "Bobit", përpilimi i listës së futbollist­ëve, që nuk i nevojiten skuadrës për pjesën e dytë të sezonit. Me atë që deklaroi pas Vllaznisë, Starova la të kuptojë se e ka gati listën e spastrimev­e, por nuk dha emra, mbase nga dëshira për të mos u prishur lojtarëve festat e fundvitit. Puna për pjesën e dytë të sezonit pritet të nisë më 4 ose 5 janar. Për 3 ditë, të kuqtë do të përgatiten në kryeqytet, më pas do të nisin një minifazë përgatitor­e në Turqi, ku shpresohet që stafi teknik të ketë në dispozicio­n të gjitha përforcime­t. Aktualisht, Partizani ka zyrtarizua­r vetëm Bruno Telushin, por hyrje-daljet priten të jenë të shumta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania