Panorama Sport (Albania)

Magani konfirmon veten: Jam pjesë e Teutës, por...

Trajneri mohon largimin nga durrsakët, e ardhmja në dorë të drejtuesve

-

Me sfidën kundër Skënderbeu­t, Teuta mbylli një vit për t'u harruar në aspektin sportiv. Situata nuk duket dhe aq e qetë në Durrës, megjithatë Gugash Magani tha për "Panorama Sport" se është pjesë e Teutës, duke hedhur poshtë zërat që e lidhin me Partizanin, dhe në të njëjtën kohë, duke e kaluar topin te drejtuesit e klubit. "Jam pjesë e Teutës dhe do të vazhdoj, por e ardhmja ime varet nga drejtuesit", tha trajneri peqinas për "Panorama Sport". Në kampionati­n e kaluar, mbijetesa u siguruar vetëm në dy javët e fundit, ndërsa ky edicioni nisi me një revolucion në skuadër. Pjesa më e madhe e lojtarëve të sezonit të kaluar u larguan dhe u afruan të rinj, me dëshirën dhe synimin për të bërë një kampionat të madh. Gjithçka nisi mirë në fakt dhe pas dy javësh, ndoshta edhe u teprua me deklaratat e tipit: "Jemi për titull". Por gëzimi zgjati shumë pak, lojtarët zbritën me këmbë në tokë pas humbjes në javën e tretë me Flamurtari­n. Fakti që Teuta ka në përbërje lojtarë të rinj, edhe entuziazmi i kreut solli që ata të pretendoni­n shumë më tepër seç kishin mundësi. Pas dy ndeshjeve të para, gjithçka e ndërtuar bukur dhe me shumë dëshirë, pas një faze përgatitor­e model, filloi të marrë një rrjedhë tjetër. Rezultatet nuk po vinin, skuadra u ndodh në një ngërç psikologji­k dhe gjithçka filloi të prishej. Humbjet vazhduan seri dhe kur janë zhvilluar 16 ndeshje, "djemtë e detit" e shohin veten të rrezikuar. Edhe në sezonin e kaluar kur situata ishte shumë problemati­ke, u ndryshuan disa trajnerë dhe mbijetesa u arrit në fund të kampionati­t. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania