Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari jep garanci, rinovon nëse nuk shitet

Ze Maria “bllokoi” njërin nga krahët, ikën vetëm... Doka

- ADELA MERKO

Erion Hoxhallari jep garanci për rinovimin. Në rast se mbrojtësi nuk do të shitet deri në ditët e para të janarit, automatiki­sht do të zgjasë kontratën. Klubi i ka ofruar zgjatje të marrëveshj­es për 2 vite dhe me rritje të ndjeshme të parametrav­e financiarë dhe në parim ka një lloj konsensusi ( paçka se duhen diskutuar edhe terma të tjerë, që lojtari ia ka parashtrua­r karshi klubit), firma është shtyrë për ditët e fundit të mbylljes së merkatos. Plani është i qartë, në rast se klubi merr një ofertë të kënaqshme për ta transferua­r jashtë vendit, lojtari do të shitet që në janar dhe rrjedhimis­ht do të shmanget edhe firma. Në rast se nuk vjen, palët do të ulen për të zgjatur kontratën. Vetë presidenti Refik Halili po merret posaçërish­t me këtë lojtar dhe prej ditësh është duke negociuar rinovimin. Kujtojmë që 23vjeçarit i skadon kontrata më 30 maj 2018, ndaj drejtuesit po mundohen që ta blindojnë para se t'u ikë nga duart ky "xhevahir", për të cilin kanë investuar në vite. Vetëm një gjë mund të thuhet me siguri të plotë, që brenda vendit nuk do

të ketë kurrfarë lëvizjeje. Të paktën këto janë fjalët që vetë mbrojtësi u ka thënë drejtuesve. Ai ka premtuar se në Shqipëri mbetet vetëm bardheblu, paçka se prioritet ka largimin jashtë vendit. Sakaq, nëse klubi ka pretendime për të mbushur "arkën", Ze Maria mendon vetëm për organikën

Erion Hoxhallari, mbrojtësi me presidenti­n Halili

dhe sidomos kur tregu vendës ka krizë alternativ­ash. Braziliani, edhe pse mirëkupton faktin që lojtarët duhet të shiten, ua ka bërë të qartë drejtuesve që duhet të "sakrifikoj­në" vetëm njërin nga lojtarët e krahëve. Dhe duke qenë se për Albi Dokën ka më shumë oferta së fundmi (për shembull

Osijek në Kroaci dhe Liefering në Austri), ka më shumë shanse që të largohet, për të mos thënë që tashmë e ka mbyllur me bardheblut­ë. Gjithsesi, ditët e fundit të vitit do të jenë përcaktues­e për të dy futbollist­ët, por edhe për tratativat që mund të zhvillohen për zëvendësue­sit e mundshëm të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania