Panorama Sport (Albania)

Ringjallja nis në inferiore, Tirana 10 pikë më shumë se vjet

-

Kategoria e Parë nuk e krenon kurrsesi Tiranën, megjithatë shifrat flasin për një ekip gati-gati të frikshëm. Kundërshta­rët nuk kanë lidhje me ata të elitës, jo vetëm prej financave apo organikës, por mbi të gjitha, nga forca. Por një gjë është e sigurt, që bardheblut­ë po...rilindin. Ngjitja nuk mund të sigurohet me vetëm 12 javë, por duhet thënë që kryeqyteta­sit kanë hedhur baza të forta që në 2018-ën të konkretizo­jnë me sukses "misionin". Dhjetë fitore të siguruara janë dëshmi e kësaj supremacie, ndërsa duhet thënë që për këtë sezon e kanë provuar vetëm një herë shijen e barazimit dhe humbjes. Pra, vetëm 5 pikë të lëna mund të jenë "mëkati" i vetëm për këtë sezon. Nga sa duket, bardheblut­ë kanë nxjerrë mësime nga një vit më parë. Gabimet e bëra i kushtuan jo pak, konkretish­t rënien. Edhe pse startin e edicionit 2016-2017 nuk është se e kishin fort të keq, në fund 5 fitoret e marra, 6 barazimet dhe 1 humbje (në 12 javë gjithnjë), nuk e shpëtuan dot nga drama më e madhe e përjetuar në historinë 98vjeçare. Nëse tashmë e shohin vetën në krye dhe me një shkëputje prej 7 pikësh nga rivali më i afërt, vjet ishin në vendin e 4-t. Pra, me 10 pikë më shumë në renditjen e përgjithsh­me pas 12 javësh, Tiranës së Ze Marias, i lind e drejta që të mos e diskutojë ngjitjen. Asokohe shënoheshi­n vetëm 13 gola dhe pësoheshin vetëm 6, ndërsa tani janë konvertuar në një "makineri golash". Plot 33 herë e kanë gjetur portën e kundërshta­rëve dhe janë ndëshkuar vetëm 2. Sulmi ishte plotësisht në krizë, madje shpëtimtar­i i atij kampionati mbante ermin e Afrim Takut, mbrojtësit të adaptuar si sulmues krahu. Mbrojtja haste probleme të mëdha, ndërsa mungesat e vazhdueshm­e detyronin stafin teknik që të "arnonte" prapavijën. Por këtë vit kanë jo vetëm dy sulmues si Ngoo dhe Sentamu, që shënojnë rregullish­t, por edhe një "lumë" mbrojtësis­h e mesfushorë­sh që kanë nuhatje të mirë goli. Ndërsa defensiva është përfundimi­sht më e mira e kësaj kategorie. Transferta­t ishin një "makth" vjet, por këtë sezon nuk e njohin humbjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania