Panorama Sport (Albania)

Njihni Elbasanin në 365 ditë

I vetmi klub në Shqipëri me pronarë të huaj, ja 10 të veçantat e skuadrës verdheblu

- VLADIMIR MEMA

Elbasani po lë pas një vit kalendarik ndërmjet dështimit dhe ringritjes, pasi në 2017ën ra në Kategorinë e Dytë, ndërsa po këtë vit synon ringjitjen. Brenda 365 ditëve "mbaroi" si klub futbolli në gjysmën e parë të vitit dhe u "ringjall" në përfundim të tij. Përpos kësaj, "Panorama Sport" ju jep 10 gjërat që duhet t'i dini patjetër dhe që i bëjnë paksa të veçantë verdheblut­ë në krahasim me ekipet e tjera. Që nga pronarët e rinj deri te një gjysmësezo­ni pa humbje, nga koincidenc­at deri te një portier golashënue­s. Ja disa nga pikantet e 2017- ës për të mos u humbur…

-Elbasani i mbylli pa asnjë humbje ndeshjet e kampionati­t në këtë sezon, si skuadra e vetme e kampionati­t shqiptar që nuk njeh asnjë disfatë deri më tani. Gjithsesi, mund të konsideroh­et një sukses jo i vogël.

-Vendi i parë dhe kampion i dimrit kishte plot 4 vite që nuk ndodhte për verdheblut­ë. Në sezonin 20132014 elbasanasi­t u ngjitën nga Kategoria e Parë në Superiore. Shpresohet që edhe gjysma e dytë e sezonit të rezultojë po aq e suksesshme.

- Elbasani u bë skuadra e parë në Shqipëri që ka pronarë të huaj, teksa këtë vit klubin e ka blerë kompania "Manchester Group" me pronarë anglezë. Zgjati një vit, si "telenovelë", dhe shpresohet të mos ketë më "seri" të tjera…

- Në vitin 2017 Elbasani njohu edhe pikun më të ulët në historinë e tij, teksa ra në Kategorinë e Dytë. U konsiderua një dështim

duke njohur atë që ky klub ka dhënë për futbollin ndër vite.

- Elbasani është i vetmi Qark që ekipin e qytetit më të madh e ka në Kategorinë e Dytë. Për më tepër, edhe në rang qarku, nuk ka asnjë

skuadër që militon në Superiore.

- Këtë sezon Elbasani ka dy futbollist­ë që janë njëkohësis­ht edhe trajnerë. Bëhet fjalë për kapitenin Elvis Kotorri që është njëkohësis­ht edhe trajner portierësh, si edhe sulmuesin Endri Dalipi, në rolin e zv/trajnerit.

-Edhe pse ka një nga stadiumet më modernë në vendin tonë, Elbasani këtë sezon i zhvillon ndeshjet në kompleksin sportiv "Shefqet Lamçja". Gjithsesi, kjo fushë i ka sjellë fat deri më tani.

- Në garën për golashënue­s është edhe një …portier. Kotorri ka shënuar 3 herë me penallti dhe ka humbur një, ndërkohë që golashënue­si më i mirë i Elbasanit, Kejvin Gica, ka 4 gola.

- Elbasani e nisi aventurën në Kategorinë e Dytë me një fitore përballë Përmetit në shtëpi në shifrat 4 me 1. Ashtu si e nisi, e mbylli edhe këtë vit, teksa ndeshjen e fundit të 2017ës fitoi 4 me 1 me Memaliajin.

- Rënia e skuadrës në nivele të ulëta solli edhe largimin nga stadiumet të ultrasve të ekipit "Tigrat Verdheblu". Këtë sezon ka lindur një grupim i ri me adoleshent­ë "Tigrat Junior" që mbështesin skuadrën në ndeshjet në shtëpi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania