Panorama Sport (Albania)

Pengje dhe objektiva, Dyca tregon Kastriotin

-

Kastrioti e mbylli 2017-ën me fitore dhe si skuadra më e mirë e Grupit A. Krutanët kryesojnë këtë grup me 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Egnatia. Të shtunën, krutanët fituan përballë Vllaznisë B dhe autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte shkodrani Denis Dyca. Në intervistë­n e tij për "Panorama Sport", Dyca i bën një analizë kampionati­t deri në këto momente dhe flet për të ardhmen me bindjen se ekipi do të ngjitet në elitë.

E mbyllët me fitore këtë vit kalendarik, mund të na thoni si kanë qenë këto muaj te Kastrioti?

Po, duhej të bënim një mbyllje të tillë, pasi ky trepikësh na mban përsëri në një diferencë 5-pikësh me kundërshta­rin. Këto 5 muaj kanë qenë fantastikë, për arsye se kemi arritur të mbyllim fazën e parë si kampion dimri duke arritur objektivat e kërkuara. Si u ndiet që në javën e fundit të kampionati­t për vitin 2017 ndëshkuat ish- ekipin tuaj? Gjithmonë kur shënon është një ndjesi e veçantë, por kur shënon ndaj ekipit që ke luajtur dhe më parë dhe për më shumë është ekipi i vendlindje­s tënde, është një ndjesi disi e përzier, ashtu si në ndeshjen e parë edhe në ndeshjen e dytë. Por unë i uroj ekipit të Vllaznisë B suksese në vazhdim. Kishit një dedikim për këtë gol mjaft të rëndësishë­m? Për këtë gol dhe për shumë të tjerë, dedikimi i shkon gjithmonë familjes që më ndihmoi të arrij këtu ku jam dhe më ka qëndruar afër në çdo vendim që unë kam marrë në karrierën time.

Keni një peng nga viti 2017?

Pengu më i madh në këtë fazë ka qenë humbja që pësuam me Egnatian sepse do të kurorëzont­e një fazë të parë të shkëlqyer me asnjë humbje të pësuar, gjë që pak ekipe mund ta arrijnë në një kampionat të tillë. Një tjetër peng është lënia e pikëve në Pukë si pasoje e terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferik­e të këqija. Çfarë do të donit të ndryshonit vitin e ardhshëm?

Çdo gjë po shkon shumë mirë dhe ky vit ishte i suksesshëm për mua, por unë nuk mund të them se çfarë mund të ndryshoj në vitin e ardhshëm, por mund të shpresoj dhe uroj që të jetë më i suksesshëm se viti që po lëmë pas.

Cilat janë objektivat personale të Dycës për të ardhmen? Siç thashë dhe më parë, tani jam i përqendrua­r që ky sezon të përfundojë sa më mirë sepse deri në verë është një kohë e gjatë, do shohim dhe vendosim sepse në verë ne futbollist­ëve na jepet një kohë më e gjatë që të vlerësojmë ofertat më qartë dhe jemi larg presionit të kampionati­t. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania