Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja dhe sulmi OK, Shezni nxjerr në pension Bufonin

-

Pesë ndeshje radhazi, në të cilat ka ulur qepenin e portës... Vojceh Shezni është fytyra më e bukur dhe e papritur e këtij Juventusi, një Juventusi që është rikthyer të përhapë panik te rivalët. Kundër Romës, portieri polak kaloi provimin e maturisë, madje edhe doktoratur­ën me notën maksimale, me një "goditje" të vetme. Fillimisht ndaloi nga pak centimetra goditjen e El Sharauit, ndërsa në shtesë, një pritje magjike ndaj Shikut i lëshuar i vetëm drejt portës. Verdhekuqt­ë, të cilët kanë qenë e kaluara e tij, tashmë duhet vetëm ta qajnë sepse e tashmja dhe e ardhmja e portierit ka nuanca të forta bardhë e zi. Porta e skuadrës së Masimilian­o Alegrit është në duar të mira, prandaj edhe Xhanluixhi Bufoni tani mund të rikuperojë në qetësi totale dhe, madje, të dalë në pension pa frikë se po "tradhton" skuadrën e tij. Drejtori Marota bëri një goditje të madhe duke ia "grabitur" në verë Arsenalit për vetëm 12 milionë euro, me vlerën e Sheznit që është trefishuar në pak ditë. Madje, njeriu i merkatos bardhezi bën mirë që ta përkëdhele polakun, i cili vendosi të ngjitet në katedër më shpejt se sa ishte menduar. Ndoshta nuk është një rastësi që me të në portë edhe i gjithë reparti i mbrojtjes është rikthyer perfekt. Nëse llogarisim të gjitha kompeticio­net, janë 8 ndeshjet radhazi pa pësuar gol nga Juventusi, ku në pesë të fundit ka qenë pikërisht Shezni në mes të kuadratit. Por, ndërsa shkëlqen mbrojtja, edhe sulmi është fantastik, 45 gola në 18 javë, një shifër kjo që në Torino nuk shihej prej 60 vitesh. Këtë herë shënoi një mbrojtës, fituan 1-0, por në fazën e parë, Juventusi ecën me një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania