Panorama Sport (Albania)

Milan, tentohet sërish Montela

"Aeroplani" paguhet ende nga kuqezinjtë, mund të jetë ai zgjedhja e përkohshme

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me Milanin që rik thehet te humbjet radhazi, duket sikur drejtuesit kanë nisur të marrim masat në rast se detyrohen të largojnë Xhenaro Gatuzon. Vetë trajneri kuqezi, pas ndeshjes me Atalantën, deklaroi se nuk do të jepte kurrë dorëheqjen dhe njëkohësis­ht mori përsipër fajet e disfatës së të dielës pasdite.

PRAPASKENA - Përpara se të jepte këto deklarata, Rino qëndroi për rreth 60 minuta i mbyllur me krerët. E përditshmj­a italiane "La Stampa" është munduar të zbardhë tematikën e bisedës dhe me sa duket, ia ka dalë. Sipas kësaj gazete, Gatuzo ka marrë një ultimatum në bazë të të cilit qëndrojnë suksesi në Kupë ndaj Interit. Nëse "Djalli" nuk fiton ndaj kushërinjv­e, shanset për të vijuar karrierën në stolin kuqezi, janë afër zeros. Po sipas të njëjtit burim, nëse nuk fitohet të mërkurën ndaj Interit, në klub mund të afrohet përsëri Vinçenco Montela. Ish-trajneri figuron ende në borderonë e Milanit dhe në horizont nuk duken profilet më të mira, për më tepër që drejtuesit kanë nisur të kenë dyshimet e para mbi cilësitë teknike të Gatuzos.

ARSYET - Nga ana tjetër, me krizën financiare të klubit, presidenti Jonghong Li nuk ka ndër mend të shpenzojë ende për një trajner të tretë. Ardhja e Montelës, sidoqoftë do të ishte e përkohshme pasi Fasone dhe Mirabeli po mundohen të gjejnë një financues në mënyrë që edhe në arkat kuqezi situata të

ishte më e qetë. "Aeroplani" e njeh ambientin, skuadrën dhe duket si njeriu i vetëm që mund të bëjë diçka në një moment si ky, paçka se disa javë më parë u shkarkuan për të njëjtat arsye që rrezikon edhe Gatuzo. Sido që të rrjedhin ngjarjet, ky është një problem tjetër që i shtohet sezonit të zi që po kalon Milani dhe është një tregues i qartë për konfuzioni­n që ka pushtuar të gjithë ambientin kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania