Panorama Sport (Albania)

Flet ish-avokat i "Djallit": Milani aktual ka vetëm një yll

-

Leandro Kantamesa është avokati që për thuajse tre dekada mbrojti Milanin në çdo betejë ligjore, në të cilën klubi u përfshi. Në një intervistë për "Gazzetta Dello Sport", njeriu i ligjit ka folur për kuqezinjtë, Berluskoni­n, duke rrëfyer edhe disa episode simpatike në vitet e tij si avokat i "Djallit".

34 vjeç dhe u bletë nga ekipi juaj i zemrës, por jo si futbollist, si ndodhi?

Në fakt, takimi im me Milanin ndodhi në vitin e rënies nga kategoria. M'u kërkua një mendim nga presidenti Kolombo dhe pasi e shqyrtova çështjen, nuk e mora përsipër. Takimi që ndryshoi jetën tuaj profesiona­le kur ndodhi? Më 20 shkurt 1986 Silvio Berluskoni bëhej pronar i Milanit. Rastësisht atë ditë u ndodha në klub për të dorëzuar disa dokumente dhe gjeta në dhomën e trofeve "Kavalierin" dhe Adriano Galianin. Sapo më pa, Berluskoni më pyeti se kush isha dhe unë me përulësinë e moshës u prezantova duke i shpjeguar funksionet e mia si avokat. Më pas më pyeti nëse isha milanist dhe kur i thashë që e gjithë familja ishte e çmendur pas Milanit, i kërkoi një asistentit të tij që të më bënte gati kontratën e punës. U habita, por edhe u lumturova.

Ju kujtohet mbrëmja e Marsejës, çerekfinal­e e Ligës së Kampionëve?

Isha në tribunë dhe ikën dritat. Skuadra nuk donte të rikthehej në fushë pa një ndriçim të përsosur, por ishin nervozë edhe për rezultatin (Milani po humbte 1-0). Galiani më mori një mendim që, nga ana juridike, rezultoi i drejtë dhe kuqezinjtë e humbën ndeshjen në tavolinë. Na thoni një virtyt të Berluskoni­t?

Besnik dhe me intuitë.

Po një defekt?

Preferoj virtytet e tij.

Me Galianin si ishin marrëdhëni­et sepse ka disa legjenda...

Shumë mashkullor­e, shpesh jemi grindur ashpër. Ai më ka lejuar të shprehem gjithmonë pavarësish­t se tonet ishin të larta. Nuk kam njohur njëri më të zotin se Galiani për të bërë llogari.

Vuajtët kur Fasone ju lajmëroi për përfundimi­n e bashkëpuni­mit me Milanin?

Sinqerisht jo shumë, por le ta quajmë me emrin ligjor: Ai ishte një pushim nga puna. Në fakt e prisja, pasi ishte logjike që të mos punoja më për klubin. Fasonin e mirëkuptoj, por mendoj se mund të isha ende një ndihmë për klubin.

Çështja më e nxehtë që keni ndjekur për Milanin cila ka qenë?

Çështja "Gerets". Në kolegjiumi­n e disiplinës humba paturpësis­ht, por më pas gjeta një rrugëdalje ligjore mbi baza të tjera dhe fituam.

Gëzimi më i madh?

Milan-Steaua, moment i rrallë lumturie në jetën e një njeriu.

Meqë jeni milanist, po idhujt tuaj kush janë?

Dino Sani dhe Xhani Rivera, ndërsa nga Milani aktual preferoj Suson.

Si do të zgjidhet problemi i Donarumës?

Kam heshtur gjithmonë për këtë çështje dhe kështu do të vazhdoj, por mund të them se Milani ka të drejtë.

Jeni një avokat i njohur, po pasione keni?

Nuk jam serioz dhe gjithmonë më ka pëlqyer të qesh dhe të bëj të tjerët të qeshin, megjithatë Milani mbetet pasioni më i madh i jetës sime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania