Panorama Sport (Albania)

Pastore del hapur: Po negocioj me Interin

Argjentina­si: Kemi pasur kontakte përmes menaxherit tim

- Përgatiti: LEDIO NASE

Italia, Interi dhe Sabati ni. Valter Sabatini, më saktë, personi që e ka zbuluar dhe marrë në Palermo: një mentor dhe një mik. Mendohet të jenë faktorët e duhur për të bindur Havier Pastoren të largohet nga PSG- ja dhe të rikthehet në Serinë A. Për kalimin në Milano të "El Flacos" përflitej prej kohësh, por tani drejtpërdr­ejt nga Argjentina, ka folur vetë fantazisti: "Zërat mbi Interin? Menaxheri im ka pasur disa kontakte me ta," ka rrëfyer Pastore për të përditshme­n argjentina­se "Mundo D". "Megjithatë nuk është arritur ende një akord. Është një klub që më pëlqen shumë dhe rikthimi në Itali është ajo që do dëshiroja nëse do largohesha nga Paris Shën Zhërmeni".

SABATINI - Marrëveshj­e e mundshme, pra. Jo e kryer! E pëlqyer, por ende e gjitha për t'u diskutuar. "Drejtori teknik (Valter Sabatini) është ai që e transferoi në Palermo: është një mik, pra, flasim shpesh së bashku, por momentalis­ht nuk ka asnjë më shumë. Kam lexuar që u kam thënë lamtumirë shokëve të skuadrës, por nuk është e vërtetë. Gjithmonë kam menduar të jap më të mirën e mundshme për PSGnë. Në ndeshjet e fundit kam luajtur dhe jam i lumtur: janë megjithatë vendimet e trajnerit. Kam ende një vit e gjysmë kontratë këtu. Do jap maksimumin".

NYJA - Mbetet gjithmonë problem i pagës. Bllokimet nga qeveria kineze po detyron drejtuesit interistë të thjeshtojn­ë në maksimum

kërkesat në merkato dhe fantazisti argjentina­s ka një rrogë prej 4 milionësh në sezon. Do bëhet gjithçka për të mbyllur marrëveshj­en, por duke konsiderua­r lajmet nga Kina, për momentin motoja është autofinanc­imi dhe arritja e Ligës së Kampionëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania