Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Hejnkes na rilindi, ky si Bajerni i '70-ës

"Rrallë kemi kaluar Krishtlind­je kaq të qeta sa këto"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Karl-Hainc Rumeni ge, në fund të vitit ka bërë edhe bilancin e gjysmës së parë të sezonit të Bajernit. Drejtori ekzekutiv ka lavdëruar punën e Jup Hejnkesit në stol, duke e vlerësuar për rilindjen e skuadrës pas problemeve që la pas Karlo Ancceloti. "Jupi ynë bëri një rikthim të mrekullues­hëm. Me të fituam 15 ndeshje nga 16 të mundshme", shkruan 62vjeçari në një mesazh Krishtlind­jesh dërguar tifozëve dhe anëtarëve të klubit të rekordmenë­ve gjermanë. "Rrallë kemi pasur mundësi që të festojmë Krishtlind­jet në një atmosferë kaq të qetë sa këto ditë."

REZULTAT HISTORIK

Pastaj, në bilancin e vitit kalendarik 2017, Rumenige e krahason me dominimin e Bajernit të Bekenbauer­it, Maierit dhe Gerd Mylerit, skuadrën epokale jo vetëm në Gjermani, por edhe në futbollin europian: "2017- ta ishte një vit, me të cilin ne mund të jemi shumë të kënaqur. Kemi arritur rezultatin historik të pesë fitoreve radhazi të titullit. Një domi- ni i tillë i Bajernit nuk ekzistonte që prej së ashtuquajt­urës epokë e artë e viteve 1970". Skuadra aktuale është në rrugë të mbarë për të fituar edhe titullin e gjashtë radhazi kampion, pasi u shpall kampione dimri me një diferencë prej 11 pikësh. "Për herë të shtatë radhazi, ne u shpallëm kampionë dimri dhe kemi 11 pikë avantazh nga vendi i dytë në renditjen e Bundesligë­s. Një gjë të tillë është e madhërishm­e!". Por edhe në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë, bavarezët janë në drejtimin e duhur: "Edhe për këtë arsye, do doja ta falënderoj­a nga zemra skuadrën."

Falënderim­e Ançelotit

Pas pushimeve të Krishtlind­jeve dhe Vitit të Ri, skuadra do të nisë fazën përgatitor­e dimërore më 2 janar, me kampin stërvitor në Katar, i cili do të jetë shumë i shkurtër për shkak të Botërorit të verës së ardhshme në Rusi. "Kalle" shton se është i bindur se Hejnkesi do ta përmirësoj­ë më tej këtë skuadër edhe pas pushimeve dimërore, ndërkohë që nuk i kursen falënderim­et edhe për ish-trajnerin Karlo Ancceloti për titullin e pestë, i cili u shkarkua pas humbjes ndaj PSG- së 3- 0 në Champions në fund të shtatorit. Ky i fundit nuk ka bërë komente reciproke së fundmi për drejtuesit e Bajernit, për të cilët tha se nuk e mbështetën kur disa prej lojtarëve i dolën kundër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania