Panorama Sport (Albania)

Ulraish: Jup si një magnet, të bën magji

-

Zven Ulraish është një nga futbollist­ët më të përkëdhelu­r të Bajernit këto Krishtlind­je. Ai nuk e kishte imagjinuar kurrë që poshtë pemës do të gjente një dhuratë si kjo: në 6 prej 12 ndeshjeve që ka luajtur gjatë fazës së parë, nuk pa pësuar gol.

Cilat janë pesë urimet tuaja këto Krishtlind­je? Shëndet për familjen dhe veten. Sukses për skuadrën dhe për veten, që do të thotë, të pres sa më shumë topa. Dhe pa dyshim, marrja e vendimit të duhur në verë, kur të më skadojë kontrata.

Këto ishin katër dëshira. Por për shëndetin e Manuel Nojerit?

Sigurisht që edhe ajo. Unë i uroj të gjithëve shëndet. Në rastin e Manut, edhe më shumë. Ne shkojmë shumë mirë. Më dërgon mesazh pas çdo ndeshjeje. Ai është tepër i rëndësishë­m për ne dhe kombëtaren.

Të uroi edhe për penalltinë që prite në shtesë? Po ishte shumë i lumtur për mua. Ai është një portier dhe e di shumë mirë çfarë do të thotë të presësh një penallti.

Ju jeni ndoshta lojtari surprizë i fazës së parë. Do uleshit në stol pa ankesa kur ai të kthehej?

Nëse ke thithur pak ajër në fushë, sigurisht që dëshiron të luash më shumë. Por unë e dija që kur firmosa se do të isha numri 2 në situatë normale. Manu është thjesht portieri i nivelit botëror, me cilësi të jashtëzako­nshme. Kështu që, është logjike që ai të rikthehet titullar kur të jetë gati fizikisht vitin e ardhshëm.

Do ta kishit problem të ishit një zëvendësue­s edhe në verë?

Çfarë do të thuash me këtë? Mesa duket Botërori nuk është në mendjen tuaj... Jo as që e mendoj. Jam realist. Sigurishtm pas disa ndeshjesh të mira me Bajerninm lind kjo temë. Por ne kemi shumë portierë të mirë, që janë numra 1 ndër vite. Ka të tjerë që meritojnë të jenë atje. Çfarë ndodhi nga barazimi 2- 2 me Volfsburgu­n, kur bëtë një gabim të rëndë deri te ndeshja e shkëlqyer që fituat 3-1 ndaj PSG-së?

Nuk e di pse reagova ashtu në atë situatë ndaj Volfsburgu­t. Pastaj erdhën kritika pas ndeshjes së parë kundër PSGsë, që nuk i kuptoj. Por unë e mora me qetësi. Skuadra u përmirësua në mbrojtje dhe erdhi një trajner që më tha që në fillim se beson tek unë dhe më konsideron një portier të mirë. Si e bën Hejnkesi këtë. Si përcjell besim ai?

Së fundmi, dikush e quajti një magnet. Ai të bën magji që në fjalimin e parë. Ke dëshirë ta dëgjosh, ai e di çka është e rëndësishm­e. Flet me të gjithë, që nga lojtarët deri te çdo punëtor i klubit dhe jo vetëm njëherë në javë.

Çfarë do ndodhë me ty kur të skadojë kontrata në verë? Është e vështirë të pranosh që do qëndrosh sërish në stol, por zgjedhja e parë do jetë të flas me Bajernin. Ndihem mirë në këtë klub që ofron gjithçka. Por nëse dua të provoj diçka më shumë, tani është momenti për ta bërë, sepse jam 29 vjeç, jo kur të jem 33.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania