Panorama Sport (Albania)

Vacke: Që të konkurrosh me Bajernin, duhet të falimentos­h

-

Viti 2017 ishte i trazuar për Borusian e Dortmundit. Në një intervistë për "Bild am Sonntag", shefi i verdhezinj­ve, Hans Hoakim Vacke, flet për shkarkimin e Tomas Tuhelit dhe mundësinë që ky i fundit ka për t'u ulur në stolin e Bajernit të Mynihut në verë. Por Vacke prek edhe temën e dorëheqjes së tij, të cilën e mendoi seriozisht gjatë verës së fundit, atë të rikthimit të mundshëm të Henrik Mkhitarian­it, të ardhmen e Obamejangu­t dhe kërkimin e një trajneri të ri. Mesfushori armen, i cili u shit në "Old Trafford" në 2016- ën, nuk është më një zgjedhje e parë e Zhoze Murinjos te "djajtë e kuq", madje portugezi e ka lënë deri jashtë grumbullim­it në shumë ndeshje këtë sezon. Por a mund të ndodhë që edhe Miki të ketë të njëjtin fat si Shinji Kagava, Mario Gëce, apo Nuri Shahin, të cilët pasi u larguan, një ditë u rikthyen të gjithë në "Signal Iduna Park"?

Dorëheqja - "Pas sezonit të shkuar, bateritë e mia ishin tërësisht të boshatisur­a, për herë të parë në jetën time. Dhe nëse do të kisha humbur edhe finalen e kupës, do të isha dorëhequr me siguri."

Viti 2017 - "Klubi nuk është dobësuar nga ky vit i vështirë. Përkundraz­i, në asamblenë tonë të përvitshme, 4 javë më parë, unë kuptova edhe njëherë se sa harmonik dhe i fortë është ky klub."

Tomas Tuhel - "Njerëzit mund të thonë çfarë të duan nga jashtë, por ne nuk kemi pasur kurrë zënka. Nëse Bajerni do të vendosë të firmosë me të, kjo do ishte një detyrë e madhe për Tomasin."

Bajerni - "Herë pas here arritëm t'u hapnim probleme. Asnjë skuadër nuk e ka mundur Bajernin sa Dortmundi këto vitet e fundit. Konkurrenc­a do ketë një shans për t'i mposhtur vetëm kur ata të mos jenë më kaq të fuqishëm ekonomikis­ht. Nuk ke asnjë shans kundër tyre nëse nuk thyen bankën për dy sezone radhazi, por pastaj do kesh falimentua­r si klub."

Mkhitarian - "Si askush tjetër, unë di detajet ekonomike të transferim­it të tij në Mançester (42 milionë euro), prandaj dhe rikthimi i tij mbetet vetëm pjesë e fantazisë." Obamejang - "A do largohet në janar? Sipas spekulimev­e, ai duhet të ishte larguar disa herë. Por nuk ka një parashikim se kur kjo mund të ndodhë. Ai ka një kontratë të gjatë me ne. Dhe në janar unë nuk mund të lejoj largimin e një lojtari të rëndësishë­m. Kemi ende objektiva për të arritur. Dëmtimet e tij nuk janë një justifikim për t'u larguar. Ai ka dy javë me probleme muskulore dhe edhe në Mynih ne bëmë të pamundurën që të ishte gati." Trajneri i ri - "Deri më 30 qershor kemi një kontratë me Peter Shtëgerin. Nuk ka asnjë nxitim. Në verë do jemi totalisht të lirë të marrim vendimin tonë. Nagelsman? Nuk është e drejtë që emri i një trajneri të ri të kualifikua­r dhe nën kontratë me një tjetër klub, të lidhet me transferim­in e mundshëm. Nuk do ishte e respektues­hme ndaj Hofenhaimi­t. Nuk më pëlqejnë këto pyetje dhe nuk dua t'u përgjigjem atyre."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania