Panorama Sport (Albania)

ltimatum për idanin, e shpëton etëm një trofe

"upën ose #hampions-in, në të kundërt largohet

-

]umbja e "klasikes" dhe distanca e madhe në garën për titullin kampion kanë turbulluar ujërat në kampin e Realit të Madridit. Florentino Perezit nuk i pëlqeu aspak disfata e pësuar në "Bernabeu" kundër Barcelonës, pavarësish­t se në publik nuk ka shprehur asgjë për këtë. Ai e ka lënë skuadrën dhe trajnerin Zidan të qetë në prag të festave për të qartësuar më shumë idetë për të ardhmen dhe krijimin e një skuadre të fortë për të luftuar për një trofe të rëndësishë­m. Por pavarësish­t qetësisë së madhe në kampin madrilen duket se "furtuna" do të vijë në fund të sezonit dhe të gjithë do të marrin përgjegjës­itë për dështimin, por ndoshta edhe meritat për triumfin. Pikërisht kështu, sepse Reali vazhdon të jetë ende në garë për tre trofetë, pavarësish­t se kampionati duket një kapitull i përfunduar. Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve janë varkat e shpëtimit për trajnerin Zidan. Ndoshta edhe njëra prej tyre mjafton për të qenë trajner i Realit në sezonin e ardhshëm. Florentino Perez nuk e harron atë që Zizu ka bërë për skuadrën në këto dy sezone sepse i ka sjellë Realit 8 trofe shumë të rëndësishë­m. Por janë tifozët ata që harrojnë shpejt dhe mendojnë se skuadra e tyre duhet të fitojë gjithmonë. Ata nuk falin askënd dhe duan "kokën" e trajnerit në rast se dështon të fitojë këtë sezon.

K1PA 2 SHP3TON-

Do të mjaftonte

edhe një trofe për të qetësuar Perezin dhe tifozët e Realit për të mos e quajtur të dështuar këtë sezon. Dhe nëse ky trofe do të quhej Liga e Kampionëve, atëherë sigurisht që viti i madrilenëv­e do të merrte një kthesë të çuditshme. Nga i dështuar do të quhej i suksesshëm. Zidan e di shumë mirë se si mund të

fitohet kupa "veshgjatë" sepse në dy vite e ngriti dy herë radhazi dhe nuk është çudi që të triumfojë sërish. Megjithatë, rivaliteti këtë herë është i madh dhe pengesat gjithashtu. Ato nisin me PSG-në në fazën e 1^8-ve dhe mund të vazhdojnë me Sitin, Bajernin, Barcelonën dhe shumë skuadra të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania